ndryshe nga sa na imponojnë parathëniet, mesthëniet
dhe shpesh faturat publicitare që rëndom hapin dhe shoqërojnë krijimtarinë
letrare, për ‘apokalips’ kam të drejtën të shpreh diçka jashtë klisheve dhe
dogmave që ndjekin si censurë librat dhe autorë të ndryshëm. të shkruash një
libër është e barasvleshme me të guxuarin e një beduini dhe këmbnguljen e tij për
të gjetë jetë përtej zërit që dëgjon dhe që është vetëm i tiji. këtë mision, ose
më saktë në pozita të tilla e gjejmë pipëtitjen ekzistenciale të poetit të ri,
granit zela, ardhja e të cilit me ‘apokalips’ nuk mbetet asgjë më shumë se sa të
drejtën e pohimit klasik se poezia nuk do të thotë, ajo është, poezia nuk sjell,
ajo kumton, poezia nuk ngre, sikurse nuk mund as të shembë, ajo himnizon
kushtrimet dhe shenjtëron kujat.
‘apokalips’, vendosmërisht kërkon të mbrojë të
qenin si një hap në univerisn e trazuar të njeriut, një mënyrë trajtese e çdo
thërmije të përbërjes së tij dhe përrrethimit të tij në këtë kapërcyell të
ekzistencës së njeriut.
‘apokalips’ është formësuar jo edhe aq si një
trajtë që na kumton fundin e botës, pasi sot pak mendje mund të ofrojnë një
aprovim të tillë logjik. ‘apokalips’ është një tendencë e poetir, talentit të
padiskutueshëm të poezisë shqipe, granit zela, një përpjekje modeste për të depërtuar
nëpërmjet ravijëzimeve të tij emocionale të formësuara në fjalë, vargje dhe
poezi plot dallgë dhe tajfune të njeriut të sotëm. ndoshta bota sipas autorit në
pamundësi për ta parë si paralajmërimin e fundit, termin apokalips, ka vendosur
ta trajtojë si një mundësi funksionale, tashmë për një realitet kataklizme të
kryer dhe në proces. vetë jeta sipas autorit, vetë njeriu, vetë aftësia e tij e
të ndjesuarit dhe të përceptuarit të gjendjeve dhe gjithësisë është një mekanizëm
apokalipsi. filozofia e këtij momenti avangardist dhe poezia e zelës në njëfarë
mënyre janë hap për të shkelur atje ku mnd të depërtojnë ndjesi të holla,
penelata piktorësh dhe dritim vetëtimash.
poeti i ri me librin ‘apokalips’, megjithëse nuk
merr përsipër të kapërcejë nivele danteske, megjithëse se pranin përpëlitjet e
realiteteve në rrathët e këtij brilanti të pavdekshëm, ai në njëfarë mënyre
thotë. e thëna e tij në pamje të parë nuk të tundon të mendosh se ka ndonjë
ndryshim me armatën e madhe të poetëve dhe nxirësve të faqeve të librave. e vërteta,
e thënë e të qenit ashtu ashiqare konsiston në faktin se granit zela më shumë
se ka kurajo t’u flaës gjeneratave, ai shpalos një vizion dhe në të njëjtën kohë
vë kujën.
botët sipas tij nuk kanë ndryshim. bashkë me të
edhe kohrat kanë mbartur së bashku me gjenerata gjithçkanë në trajtën e një
testamenti që shfletohet sakrificave që bëjnë njerëzit për ta lënë në amamnete
të sigurta.
dialogimi me shpirtin, me ndjesinë e
plotpushtetshme të botës dhe njeriut, dashurisë të vendosura në shkallëzime që
pikënisin te naiviteti dhe zënë fund te mendimi më fantasist dhe forma më e papërceptueshme
e momentit, dhe gjendjes, pre e së cilës gjendet gjithmonë njeriu.
rruga për te ‘apokalips’ është rruga për të thënë,
e mbi të gjtha për të qëmtuar të qënin e tij në të drejtën e plotpushtetit që
nis tek hyu për të sosur te njeriu në krizë, te bota e tij që pjell apokalipse.
megjithatë poeti duket se nuk ka vendosur të thotëapo të qëntojë vetëm kaq dhe
vetëm kaq. diçka përtej tij, brenda tij ka zgjuar një forcë vrulluese për të qëmtuar
njeriun mbi të gjitha në këto momente me të vërtetë krize për këtë qënie që kërkon
zotin e universit. mundësia e kësaj sfide te njeriu, sipas poetit nuk është në
caqet e kategorikes. shpirti është ai që kërkon të ndjehet dhe të flasë. sa më
pak që ne t’u përgjigjemi këtyre kërkesave, sa më pak të rrokim këtë mendësi të
re në të cilin ka mbërritur si hap i vetë ‘apokalips’-it të butë, aq më në
periferi gjenden aftësitë tona për të qënë.
poeti, ardhacaku fisnik, granit zela mr
‘apokalips’ nuk kërkon komoditete dhe salltanete publicitare për të thënë se
ekzistoj. dufet e brendshme të tij mësohet të kenë mbërritur nivelin më të lartë
të vlimit. e poezinë, në këtë libër, këto grimca emocionesh, këto gufime i thërret
për të paralajmëruar fillesën e tij të njeriut dhe poetit, të talentit dhe të
pasuesit të denjë në këtë realitet ‘apokalips’-esh.
poezia e ‘apokalips’-it nëse ja vlen të thuhet
diçka në morinë e mënyrave se si kumtohet diçkaja në këtë kohë të gjithfarëformshme,
është poezi. Nëse të tjerët që kanë ardhur para nesh, kanë dhe do të abuzojnë
me ‘poezinë’ kjo nuk është edhe aq faji i tyre se sa motivimi në turravrap i
gjithkujt që ka në një dorë para të shkruaj dhe të blejë kalemxhijtë që
gostittin me elegancë të admirueshme referate, recensione, dhe kritika për
librat me poezi.
granit zela deri diku me ‘apokalips’ ka ardhur të
pohojë deri diku të kundërtën e asaj që po kthehet në një sindrom, se poezia po
vdes ose atë po e sakrifikon antivlera. Sikurse ai mbetet modest me
destinacionin që ka me ‘apokalips’. vështirësitë për të bërë letërsi, sipas
poezisë dhe velrave që gostit granit zela në ‘apokalips’ janë të barazvlefshme
me sakrifikimin që murgjit u bëjnë vullneteve të tyre të mishit dhe shpirtit. Pra
në një farë mënyre, zela ka pranuar murgun letrar, për të vënë edhe ai një gurë
në themelet e një letërsie avangardiste. Pa u ndalur te detajet dhe pa patur të
drejtën e udhërrëfimit për në misterin e ‘apokalips’-it, ne mund të themi me
bindje se se granit zela vjen për të mbetur. E jo vetëm kaq, ai vjen për të
mbetur dhe për ta mbrojtur këtë betejë të vlerave në letërsinë shqiptare. Këtë
ai ka vendosur ta shprehë në mënyrën e tij më origjinale, ku gërshetohet
tradita me modernizmin. muzikaliteti i brendshëm i poezisë të sjell ndjesinë e
hapësirave dhe momenteve gjeoshpirtërore nëpër të cilat ka kalëruar jeta e
autorit.
Comments
Post a Comment