Të shkruash me gaz_JANE YOLEN










 Ka shkrimtarë që besojnë se shkrimi është agoni, dhe se kjo është më e mira çka mund të thotë njeriu për të. Fjalët e famshme të Gene Flowers-it citohen shumë shpesh: “Të shkruarit është i thjeshtë: Gjithë çka duhet bërë është të ulesh dhe të rrish duke kqyrur një fletë të bardhë letre gjersa pikat e gjakut të ta rrëmbushin ballin.” Ose kujtoni kredon jo aq të famshme të Red Smith-it: “S’ka kurrgjë të çuditshme tek shkrimi, çka duhet bërë është të ulesh para një makine shkrimi dhe të presësh një venë.”

Po kjo është një mënyrë pështjelluese pune! Dhe gjaku është jashtëzakonisht i vështirë për t’u fshirë prej letrës së bardhë. Unë jam ndër ata njerëz që bëjnë një dallim mes të qenit shkrimtar dhe të qenit autor. Shkrimtari vendos fjalët në letër. Autori jeton në një histori. Shkrimtari është njohës i tastierës së makinës së shkrimit, autori është njohës i personazheve. Roland Barthes-i ka thënë: “Autori kryen një funksion; shkrimtari një aktivitet.” Ne po flasim kështu për dallimim mes dëshirës dhe obsesionit; mes hobeve dhe jetës. Por sido që të jetë, unë ju këshilloj, të mësoni të shkruani jo me gjak dhe frikë por me gëzim.

Pse me gëzim? Është një zgjedhje personale. 

Më së pari, unë nuk jam një mazokiste që i nënshtrohet vullnetarisht ditë pas dite diçkaje që të sjell dhimbje. Dhe dua të them ditë pas dite. Sikurse një atlet, ose valltar, unë nuk ndjehem rehat, madje është në dëmin tim po të shkëputem qoftë edhe një dita nga vepra ime. 

Së dyti,  nuk është e nevojshme të kesh një jetë të palumtur që të mundesh të shkruash një tragjedi. Ose e kundërta, nuk nevojitet të jesh i lumtur gjer në delir për me shkrue një komedi. (Në të vërtetë shunë komedian rrëfejnë se kanë qenë një gjendje mjerimi në kohën e shkrimit.) Shekspiri nuk ka qenë as mbret as lolo, as Maur as çifut. Ai kurrë nuk pa një zanë të vërtetë dhe kurrë nuk e zuri  shtrëngata në det. Jeta e tij qe diku mes lumturisë dhe pikëllimit sikundër janë jetët e pjesës më të madhe të autorëve. Prapëseprapë ai  shkruaj tragjedikomedi, dhe gjthçka mes këtyre. 

Autorët janë porsi aktorët; ne hyjmë nën lëkurët e personazheve tona, për të jetuar jetët e tyre për pak kohë. Nuk na duhet të jetojmë  me ta përgjithmonë. Unë kam shkruar për dragoj, sirena, ëngjëj dhe mbretër. Nuk kam parë ndonjërin përsëafërmi. Kam shkruar madje një histori vrasjeje por nuk m'u desh me vra ndonjërin që të mund ta shkruaj. Sidoqoftë, mos ma qani hallin, pasi të merrem ca kohë me kët punë, di unë si e bëj!

Së treti, të shkruarit si mënyrë të jetuari është është shumë më e lehtë se sa bjerrja e një kohe të pafund në karrigen e terapistit. Poashtu kushton më pak. Autorëve u duhen të shfaqin në publik neurozat e tyre të serviruar si histori. Poqese jemi me fat paguhemi për këtë. Madje dhe marrim lavde. Siç ka thënë Kurt Vonnegut: “ Shkrimtarët duhet të kurojnë përditë sëmundjet e tyre mendore” 

Shkrimi i fiksionit sikurse i poezisë, ngjan pak me atë ëndërrimin. Kësisoj mund të shohësh se  çfarë të shqetëson në një përmasë më të fshehtë. Fakti që shkrimi i dikujt del jashtë teje dhe prek dikë tjetër në të njëjtën përmasë, megjithëse ndryshe, përbën një nga magjitë që ka arti. Porse unë po ju them të zgjidhni gazin nëse bëhet fjalë për zgjedhje. 

Për disa  njerëz kjo është e pamundur. Për disa, agonia është vaji i makinës së tyre shkrimore. Kështu, nëse ti zbulon së të shkruarit me dhimbje është pjesë e procesit tënd, nuk do rrekem  të të bind për të kundërtën. Në fund të fundit, kush jam unë ta bëj këtë ndërkohë që Susan Sontag shpall se : “Duhet me zbritë në një nivel dëshpërimi dhe pashprese për me gjetë librin që do të shkruash. Apo ndërsa Fran Lebowitz ankohet ”“Shkruaj kur frika më pushton.” Apo ja tek George Simeon rrëfehet: “Shkrimtaria nuk është profesion por priprje palumturie.” Do t’i quaja ankimtar më shumë se shkrimtar, por kjo është ajo çfarë ata ndjejnë. Dhe mos më kërkoni t'ju ofroj ndonjë marifet kur e shihni veten me ndonjë subjekt që ju ka shtrënguar për fyti.


Jane Ole është autore e mirënjohur e mbi dyqind librave për fëmijë dhe të rritur. Librat e saj kanë fituar Medaljen Caldecott, dy Cmime Nebula, dy Medalje Christopher, Cmimin The World Phantasy, Cmimin The Golden Kite etj. 

 Përktheu: Granit Zela

Comments