Khaled Hossein: romanet ndryshuan jetën time


Gjuetari i balonave ndihmoi për të ndryshuar përceptimin që bota kishte për Afganistanin, duke i ofruar miliona lexuesve domethënien e vërtetë të asaj se çka ishin afganët dhe jetët e tyre të përditshme. Romani juaj përfshin ngjarjet kryesore të historisë së Afganistanit gjatë tre dekadave të kaluara, që prej revolucionit komunist deri te invazioni sovjetik dhe më pas lufta e drejtuar nga SHBA kundër talebanëve. A ndieni se keni përgjegjësi për të informuar botën për vendin tuaj të origjinës, sidomos po të marrim parasysh gjendjen e tanishme atje dhe njohjen ndërkombëtare që  keni fituar?
Për mua si shkrimtar, është historia ajo që është parësore ndaj gjithçkaje tjetër. Kurrë s’jam ulur për të shkruar duke pasur në mendje ide madhore dhe serioze, dhe po kështu pa e ditur krejtësisht se çfarë do të shkruaj. Është me të vërtetë barrë e madhe për një shkrimtar që të ndiej përgjegjësinë e përfaqësimit të kulturës së cilës i përket dhe të edukojë të tjerët në lidhje me të. Kur shkruaj, gjithmonë filloj me një vend shumë personal, intim, marrëdhëniet njerëzore, dhe mandej, duke pasur këtë pikënisje, historia zgjerohet.

Ajo çka më intrigoi në librin e ri ishin ëndrrat dhe zhgënjimet e këtyre dy grave, jetët e tyre të  brendshme, rrethanat specifike që  i bashkuan ato, vendosmëria për të mbijetuar, dhe fakti që  marrëdhënia e tyre zhvillohet në  diçka të  kuptimshme dhe të fuqishme, edhe pse bota rreth tyre shthuret dhe kalon në  kaos. Por isha dëshmitar i mënyrës se si historia u zgjerua, u bë më ambicioze faqe pas faqeje. Kuptova se të rrëfyerit e historisë së këtyre grave pa rrëfyer, pjesërisht, historinë e Afganistanit prej vitit 1970-të deri në epokën pas 11 shtatorit thjesht ishte e pamundur. Intimja dhe personalja u ndërthurën në mënyrë të pazgjidhshme me shoqëroren dhe historiken. Kësisoj, trazirat në Afganistan, e shkuara torturuese e Vendit u bë pak e nga pak më shumë se thjesht sfond i ngjarjeve. Dalëngadalë, vetë Afganistani—dhe sidomos Kabuli—u bë personazh i këtij romani, shumë më tepër, mendoj unë, se tek Gjuetari i balonave. Por kjo ndodhi thjesht për hir të të rrëfyerit, jo për shkak të ndonjë përgjegjësie sociale për të informuar lexuesit për vendin tim të origjinës. Pra, unë  jam i kënaqur nëse ata lexojnë tek Një  mijë  diej vezullues një  histori që  i shpërblen dhe një  kuptim më të thellë dhe domethënie më personale të asaj çfarë ka ndodhur në Afganistan në tri dhjetë vjetët e fundit.

Çfarë lloj reagimi shpresoni të merrni nga lexuesit e Një mijë diej vezullues? 
Thjesht si shkrimtar, shpresoj që  lexuesit të  zbulojnë    këtë  histori të  njëjtat gjëra që gjej unë  kur lexoj letërsi: një  histori që  përcjell diçka, personazhe që    përfshijnë   jetët e tyre, dhe një  lloj ndjesie përndritjeje, ndjesie se janë shndërruar në njëfarë mënyre nga përvojat e këtyre personazheve. Shpresoj që  lexuesit të  reagojnë  ndaj emocioneve të  kësaj historie, dhe pavarësisht ndryshimeve të  mëdha kulturore, të  identifikohen me Mariam-in dhe Laila-n, ëndrrat dhe shpresat e tyre të  përditshme si dhe me luftën e përditshme për të  mbijetuar. Si afgan, do të doja që lexuesit pas leximit të kishin një lloj ndjeshmërie për afganët, dhe në mënyrë më specifike për gratë afgane, për të cilat pasojat e luftës dhe ekstremizmit ishin shkatërruese. Shpresoj që  ky roman të sjellë    shumë  thellësi kuptimi, nuanca, dhe nëntekst emocional për imazhin tashmë   ngulitur  të një gruaje afgane me ferexhe që ecën nëpër rrugën me baltë .

Cila është burimi i titullit të  librit tuaj të  ri?
Është  marrë një  një  poezi e Saib-e-Tabrizi-t për Kabulin, poet persian i shekullit të  shtatëmbëdhjetë, i cili e shkruajti pas një  vizite që  bëri në  qytet gjë   la një  përshtypje të  thellë. Kërkova përkthime në anglisht të poemave për Kabulin, që  t’i përdorja në një skenë ku personazhi vajton ndërsa lë qytetin e tij të dashur. Kur lexova këtë strofë, kuptova që  jo vetëm  kisha gjetur vargun e duhur për skenën, por gjithashtu një  titull përfytyrimndjellës në  frazën “një mijë diej vezullues,” e cila shfaqet në  strofën pasardhëse. 

Ju paraqisni portretin e Afganistanit në regjimin taleban gjë që mund të ketë befasuar shumë lexues. Për shembull, ndalimi i muzikës dhe filmave nga talebanët është  e njohur tashmë, por shumë lexues nuk kanë dëgjuar për “ethen Titanik” që  përfshiu Kabulin pas shfaqjes së  filmit, i cili shfaqej në  mënyrë    fshehtë    tregun e zi të  videove dhe TV-ve. Deri ku arritën në të vërtetë shtrëngimet e talebanëve në vend? Dhe si arriti kultura vendase të mbijetonte pavarësisht nga këto shtrëngesa?
Aktet e vandalizmit kulturor të ndërrmarra nga talebanët—më shkatërrimtari ai i rrënimit të  Bamiyan Buddhas—pati një  efekt rrënues në kulturën afgane dhe skenën artistike. Talebanët dogjën dhjetëra filma, kaseta muzikore, video, libra dhe piktura. Ata burgosën prodhues filmash, muzikantë, piktorë, dhe skultporë. Këto kufizime i detyruan shumë  prej artistëve që ta braktisnin zejen e tyre, dhe disa prej tyre të  vazhdonin ta praktikonin në  mënyrë të  fshehtë. Disa prej tyre ndërtuan bodrume ku pikturonin apo luanin me instrumentë muzikorë. Dhe prapëseprapë të tjerë gjetën rrugë të zgjuara për t’u luajtur rrengje talebanëve-një shembull i famshëm është ai i një  piktori i cili, nën urdhrat e talebanëve, pikturoi mbi fytyrat njerëzore në  pikturat e tij me vaj, vetmë se e bëri këtë me bojëra uji, të cilat i hoqi pasi talebanët u përmbysën. Këto përbënin mënyra të dëshpëruara me anë të cilave artistët u përpoqën të shpëtonin nga kontrolli i hekurt i talebanëve ndaj çdo lloj forme të shprehjes artistike.


Jeni diplomuar për mjekë si para se të fillonit të shkruanit letërsi. A kanë gjëra të përbashkëta të qenit doktor dhe shkrimtar?
E shijoja praktikimin e mjekësisë dhe ndihesha gjithmonë i nderuar që pacientët shfaqnin besimin e tyre tek unë për t’u kujdesur për to dhe të dashurit e tyre. Por të shkruarit ka qenë gjithmonë pasioni im, që prej fëmijërisë, sikurse ndodh me Amirin e Gjuetari i balonave. Ndihem me fat dhe i privlegjuar që të shkruarit është, të paktën tani, mënyra ime e jetesës. Është një ëndërr që u bë e vërtetë. Nuk kam gjetur shumë gjëra të përbashkëta ndërmjet tyre, përveç faktit që tek të dyja është ndihmë e madhe për ty nëse arrin të kuptosh të paktën deri diku domethënien e natyrës njerëzore. Shkrimtarët sikurse doktorët është e nevojshme kuptojnë motivimin pas asaj që njerëzit thonë dhe bëjnë, sikurse frikërat e tyre, shpresat dhe aspiratat. Në    dyja profesionet, duhet të  vlerësosh se si gjendja sociale-ekonomike, familja, kultura, gjuha, besimi, dhe faktorë   tjerë formësojnë identitetin e një  personi, qoftë  ky pacient në  një dhomë ekzaminimi apo personazh i një  historie.
Ku ndryshon të shkruarit e Një mijë diej vezullues nga të shkruarit e Gjuetari i balonave?
Epo, kur po shkruaja Gjuetari i balonave, askush nuk e priste atë! Vështirësia e të  shkruarit e një  romani të  dytë  është  e lidhur drejtpërdrejt me faktin se sa i suksesshëm ishte romani i parë, të  paktën kështu duket. Në fillim, pata një kohë mëdyshjesh sikurse një prirje për të  vënë në  pikëpyetje dhe të  ri-vlerësoj kapacitetet dhe kufizimet e mia letrare. Kjo ndodhi sidomos kur isha i vetëdijshëm që  njerëzit prisnin me kërshëri librin: shitësit e librave, botuesi im, dhe sigurisht, lexuesi. Kjo ë shtë  e gjitha një  mrekulli, më   fund, ti do që vepra jote të  pritet dhe është pak e frikshme-puna juaj është duke u pritur!
Megjithë se mua më  pushtuan disa prej këtyre frikërave-sikurse mund ta vërtetoj ime shoqe-në fakt unë mësova që  t’i shoh ato si të natyrshme dhe unike. Dhe nisa të shkruaj, ndërsa historia fitoj ritmin e vet dhe unë e pashë  veten të  zhytur në  botën e Mariam-it dhe Laila-s, këto frikëra u zhdukën plotësisht. Historia që  merrte formë më  përfshiu të  tërin dhe më ndihmoi që të gjeja pikën e duhur të  zhurmës në sfond dhe të  merresha me popullimin e botës që kisha krijuar.
Unë  mendoj gjithashtu që Një  mijë  diej vezullues, disa mënyra, një libër më  ambicioz se romani im i parë. Historia shtrihet në shumë  breza, që përfshin pothuajse dyzetë  e pesë  vjet, shpesh duke shmangur vite të  caktuara. Ka më shumë personazhe, dhe një perspektivë    dyfishtë, sikurse kronika e luftërave, trazirave politike në  Afganistan janë  dhënë me më shumë detaje se tek Gjuetari i balonave. Kjo do të  thotë   unë  po kryeja një  akt të  përjetshëm drejtpeshues në shkrimin e veprimit për jetët intime-të  brendshme të  personazheve dhe përshkrimin e botës së  jashtme që  ushtron trysni mbi personazhet dhe modelon fatin e tyre.

A ka sipas jush tema të përbashkëta në të dy librat?

Në të  dy romanet, personazhet ngërthehen në udhëkryqe dhe të trallisen nga forca që ekzistojn jashtë në shoqërinë ku jetojnë. Jetët e tyre të  brendshme shpesh ndikohen nga një botë e vrazhdë dhe e pashpirt, dhe vendimet që marrin për jetët e tyre janë të ndikuara nga gjërat për të  cilat nuk i kontrollojnë: revolucionet, luftërat, ekstremizmi dhe shtypja. Kjo, mendoj unë, është edhe më e dukshme në rastin e Një mijë diej vezullues. Tek Gjuetari i balonave, Amiri kalon shumë vite të jetës tij larg Afganistanit si emigrant në Shtetet e Bashkuara. Llahtarin dhe vuajtjet të cilave ai u shpëton, janë të taksura për Mariam-in dhe Laila-n; në këtë kuptim, jetët e tyre janë të modeluara në mënyrë më kritike nga ngjarjet në Afganistan se sa jeta e Amirit.
Të dy romanet shtrihen në shumë breza, dhe kësisoj marrëdhënia ndërmjet prindit dhe fëmijës, me të gjitha ndërlikimet dhe kontradiktat e manifestuara, është tema mbizotëruese. Nuk synoja këtë, por jam shumë i interesuar, gjë që duket, në mënyrën se si prindërit dhe fëmijët duan, zhgënjejnë, dhe në fund fare nderojnë njëri-tjetrin. Në një  mënyre Gjuetari i balonave ishte historia e marrëdhënies at-bir, dhe Një mijë diej vezullues mund të  merret si historia e marrëdhënies nënë -bijë.
Më së fundi, mendoj, të dyja romanet janë histori dashurie. Personazhet kërkojnë dhe shpëtohen nga dashuria dhe lidhjet njerëzore. Tek Gjuetari i balonave, bëhej fjalë kryesisht për dashurinë mes burrave. Tek Një mijë diej vezullues, dashuria manifestohet në forma më të shumta, qoftë kjo dashuria romantike ndërmjet një burri dhe një gruaje, dashuria prindërore, apo dashuria për familjen, shtëpinë, vendin, Zotin. Mendoj se në    dyja romanet, është  dashuria ajo që  më së mbrami i shpëton personazhet nga izolimi, ajo që  u jep forcë  për të  tejkaluar kufizimet e tyre, shpërfaq dobësitë  e tyre, dhe kryen aktin rrënues të vetë-sakrificës.

 Një nga burrat në romanin tuaj ëndërron të vijë në Amerikë, sikurse bëri familja juaj. Ai e sheh Amerikën si një lloj toke të premtuar dhe bujare. A është kjo ajo për të cilin ëndërrojnë akoma shumë afganë? 
Mënyra sesi Afganët e shohin Amerikën dhe Amerikanët mendoj se është e ndërlikuar. Në njërën anë Amerika shihet si fortesë shprese për Afganistanin. Ideja e amerikanëve që bëjnë gati plaçkat e ikin ngjall frikë në zemrat e shumë afganëve, besoj, ngaqë ata kanë frikë nga kaosi, anarkia, dhe ekstremizmi që do t’i ndiqte. Në anën tjetër, ekziston gjithashtu një lloj zhgënjimi. Ka hidhërim të vazhdueshëm, mendoj, për mënyrën se si afganët ndiehen se kanë qenë të braktisur nga Perëndimi—dhe sidomos Amerika, kur u larguan sovejtikët, periudhë e cila shënohej nga luftimet mes grupeve të ndryshme, gjë që shkatërroi pjesën më të madhe të Kabulit.
Përpos kësaj, ekziston një ndjesi gjithnjë e në rritje, e drejtë apo jo, që premtimet e bëra nga Amerika nuk po mbahen. Mendoj se afgani shtresës së mesme kishte shpresa për ndryshime rrënjësore në cilësinë e jetës, në kushtet e sigurisë, dhe alternativat ekonomike, kur Amerikanët erdhën në Afganistan pas 11 shtatorit. Shumë afganë ndiejnë që këto shpresa nuk janë realizuar. Ata ndiejnë që lufta në Irak, e ndërmarrë kaq shpejt pas fushatës në Afganistan, e kanalizoi vëmendjen, trupat, dhe burimet larg Afganistanit. Sidoqoftë, mendoj që  shumica e Afganëve  janë  optimist për partneritetin e vendit me SHBA dhe shumë prej tyre kanë  mendimin e Babit në  Një  mijë  diej vezullues, i cili e konsideron  SHBA-në  si  vend i përshtatshëm për të  jetuar, vend të  mundësive dhe shpresës.


Gjuetari i balonave përqendrohej mbi miqësinë ndërmjet dy burrave, dhe historia u rrëfye nga këndvështrimi i një mashkulli. Në librin tuaj të ri, jeni përqendruar në marrëdhënien mes dy grave, dhe historia rrë fehet nga perspektivat e tyre të cilat alternohen. Pse vendosët të rrëfeni kësaj here nga një këndvështrim femëror? Çka ishte ajo që ju tërhoqi tek këto gra në marrëdh
ënien mes tyre?
Më tërhiqte ideja e shkrimit të një historie për gratë afgane pasi kisha mbaruar shkrimin e Gjuetari e balonave. Romani i parë ishte një histori e mbizotëruar nga meshkujt. Të gjithë personazhet madhorë, përveç gruas së  Amir-it, ishin burra. Ishte një  aspekt i tërë  i shoqërisë afgane të cilën nuk e kisha prekur tek Gjuetari i balonave, një  tablo e gjerë    mendoja se ishte pjellore me ide që mund të bëheshin histori.
Më së mbrami, kishte ndodhur kaq shumë në jetët e grave afgane në tridhjetë vjetët e fundit, sidomos pas tërheqjes së sovjetikëve dhe shpërthimit të luftës midis grupeve të ndryshme. Me shpërthimin e luftës civile, gratë në Afganistan iu nënshtruan abuzimeve të të drejtave të  njeriut për shkak të gjinisë, si përdhunimi dhe martesa e detyruar. Ato u përdorën si plaçkë lufte. U rrëmbyen dhe u shitën për prostitucion. Kur erdhën talebanët, ata imponuan kufizime çnjerëzore ndaj grave, duke kufizuar lirinë  e lëvizjes, shprehjes, duke ndaluar të drejtën e punësimit dhe arsimimit të tyre, duke i ngacmuar seksualisht, poshtëruar dhe rrahur.
  pranverë    vitit 2003, vajta në  Kabul, dhe më  kujtohen gra të veshura me ferexhe të ulura në  qoshe të  rrugëve, me katër, pesë, gjashtë fëmijë, duke lypur monedha. Më  kujtohet se si ecnin dyshe në rrugë, të ndjekur nga fëmijët e tyre me zhele, ndërkohë që vrisja mendjen se si jeta i kishte katandisur në  atë  pikë. Cilat ishin ëndrrat e tyre, shpresat, malli? A kishin dashuruar ndonjëherë? Cilët ishin të dashurit e tyre?  Çfarë dhe kë kishin humbur në luftërat që pllakosën në Afganistan për dy dekada?
Fola me shumë prej kë tyre grave në Kabul. Historitë  e jetëve të tyre me të  vërtetë  ta thyenin zemrën. Për shembull, një  grua, nënë e gjashtë  fëmijëve, më  rrëfeu se si i shoqi, merrte 40$ në muaj dhe kishte gjashtë  muaj që nuk paguhej. Ajo kishte marrë borxhe nga miqtë dhe farefisi për të mbijetuar, por meqenëse nuk mundej t’ua kthente, ata nuk i jepnin më  borxh. Kësisoj, ajo shpërndante fëmijët e saj çdo ditë në  pjesë    ndryshme të  Kabulit që    lypnin në  qoshe rrugësh.
Fola me një grua tjetër e cila më  tregoi se një vejushë që e kishte patur komshi, përballë urisë  kishte lyer fetat e bukës me helm minjsh dhe ua kishte dhënë  fëmijëve të saj dhe pastaj e kishte ngrënë  atë edhe vetë. Takova një  vajzë të vogël babai i së  cilës ishte paralizuar nga mesi e poshtë për shkak të granadave. Ajo dhe e ëma lypnin në  rrugët e Kabulit prej mëngjezit deri në  mbrëmje.
Kur nisa të shkruaj Një mijë diej vezullues, mendoja vazhdimisht për këto gra të vendosura. Megjithëse asnjëra prej grave që takova në Kabul nuk më  frymëzoi për krijimin e personazheve të Lailas apo Mariamit, zërat e tyre, fytyrat, si dhe historitë  e tyre të  pabesueshme të  mbijetesës ishin gjithmonë me mua, dhe pjesa më e madhe e frymëzimit tim për këtë roman erdhi nga shpirti i tyre kolektiv.

Ky roman ka pak personazhe të fortë femërorë. Si i krijuat ato? A janë  modeluar  ato sipas karakterit të grave të  familjes tuaj, miqve, nga leximet, imagjinata juaj?

Ato nuk janë krijuar duke pasur si model anë tarë t e familjes sime apo njerë zit që unë njoh. Në këtë këndvështrim, romani i dytë është shumë më pak autoiografik se Gjuetari i balonave. Ato janë  krijuar në  pjesën e tyre më    madhe nga imagjina ime, dhe për më  tepër, nga gratë që pashë dhe takova në  Kabul më  parë    vitin 2003.

Gjuetari i balonave u pë rshtat në shumë salla leximi dhe qytete dhe komunitete si pjesë e programeve të tyre publike. Pse mendoni se ka ndodhur? Çfarë  mendoni se njerëzit marrin nga historitë  tuaja?
Gjuetari i balonave është shumë-shtresor, po të marrim parasysh faktin që u jep lexuesve pë r të diskutuar çë shtje kulturore, fetare, politike, historike, dhe letrare. Por unë dyshoj që gjithashtu pjesë e arsyes se pse është popullor tek lexuesit është fakti që jo një histori shumë njerëzore. Meqenë se temat e miqësisë, tradhëtisë, fajit, shpagimit, dhe dashuria e ankthshme ndërmjet etërve dhe bijve janë universale dhe jo specifikisht vetëm afgane, libri i ka kaluar kufijtë kulturorë, racorë, fetarë, dhe hendekun gjinor për të grishur lexues të mjediseve të ndryshme shoqërore. Mendoj që njerëzit reagojnë ndaj emocioneve të këtij libri.
Ekzison gjithashtu një interes ndërkombëtar për Afganistanin, po të kemi parasysh ngjarjet e 11 shtatorit dhe luftën ndaj terrorit. Për shumë lexues, ky libër është me të vërtetë dritarja e parë në këtë kulturë. Pra ekziston kësisoj gjithashtu një kureshtje për këtë vend, me të cilin deri diku ky libër merret.


Një film i mbë shtetur në Gjuetari i balonave përfundoi në Dhjetor të vitit 2006-të. Çfarë mund të na thoni për filmin dhe përvojën e të parit të romanit tuaj të parë të shndërruar në ekran?

Të qenurit në skenën e xhirimeve ishte një përvojë surreale. Shkrimi i romanit është një ndërrmarrje thellësisht personale dhe vetmitare. Realizimi i filmave është para së gjithash një  proces bashkë punues. Kësisoj ishte e çuditshme të shihje një dyzinë njerëzish që  silleshin andej-këndej, duke u përpjekur të  transformojnë  këtë  krijim thellësisht personal timin në  një  përvojë  pamore për të gjithë. Ishte përvojë unike të ishe dëshmitar i interpretimit pamor të mendimeve të mia.
Pos kësaj, u mësova me idenë se jo çdo gjë që kisha hedhur në letër do të shfaqej në ekran. Në mënyrë të pashmangshme do të kishte një vijë ndarëse ndërmjet librit dhe filmit. Po për mua, nuk përbën shqetësim fakti se sa e saktë është  përshtatja me imazhet e mia të  brendshme, por se si producentët e filmit kombinojnë  prozën e shkruar më  fuqinë  e filmit artistik për të  krijuar një  rrëfim pamor që  mund të  ketë  meritat e veta si vepër arti, një  vepër e cila mund të  jetojë veçmas paraardhësit të vet, që  mund të  admirohet për virytet dhe mjeshtërinë artistike, ndërkohë    u qëndron besnik përvojave thelbësore emocionale të  cilat janë arsyeja që  e bënë librin tërheqës.


Si ka ndryshuar për ju jeta që prej botimit të Gjuetari i balonave?
Udhëtoj shumë më shumë se më parë. Kam parë vende të cilat nuk ka menduar se do t’i vizitojë ndonjë herë -dhe diç më vinte kohë pas kohe në mendje kur isha në skenën e xhirimeve në Kashgar, në Kinën e largët perëndimore. Kam një mori miqsh të  rinj në  komunitetin letrar dhe të  botuesve dhe kam patur nderin të  takoj dhe të  flasë më  shkrimtarë  veprën e të  cilëve e kam admiruar për një kohë të  gjatë. Gjithashtu, ka kohë që jam shkëputur nga mjekësia, dhe i kam kaluar dy vitet e fundit duke u marrë me shkrimet e mia, diçka që ka qenë ëndrra ime e kahershme. Tani ditët e mia mbushen me krijimin e historive. Po punoj me UNHCR për të rritur vetëdijen për çështjen e refugjatëve. Pra botimi i Gjuetari i balonave pati një ndikim të madh në jetën time dhe e ka ndryshuar atë në mënyrë dramatike. Por për sa i përket marrëdhënies me time shoqe, fëmijët e mi, farefisin, dhe mite e vjetër, s’ka ndryshuar asgjë.

Pasi u vendosët në SHBA së bashku me familjen tuaj në vitin 1980, ju keni vizituar Afganistanin. Si ishte përvoja e kthimit? A do të donit të ktheheshit përsëri? A mundeni të  ktheheni tani po të  doni
  libë r ë shtë  një  rresht ku Amiri i thotë  udhë rrë fyersit të  tij "Ndihem si turist në  vendin tim." Kështu më ndodhi edhe mua deri dikul, kur u ktheva në Kabul. Për më tepër unë isha larguar më shumë se një çerek shekulli më parë. Nuk isha atje në kohën e luftës kundër sovjetikëve, luftë s së muhaxhedinëve, apo në kohën e regjimit të talebanëve. Nuk humba ndonjë gjymtyrë nga minat dhe nuk m’u desh të jetoja në kampe refugjatësh. Kishte sigurisht një ndjesi faji që kisha mbijetuar pas kthimit. Ndjeva, në njërën anë se i përkisja atij vendi, ku të gjithë flisnin gjuhën time dhe jetonin në një kulturë që ishte e imja.
Në anën tjetër, u ndieva si i huaj, një i huaj me fat, por sidoqoftë që mbetet i tillë.
Kuptova që pjesa më e madhe e qytetit ose ishte lënë pas dore ose ishte shkatërruar. Kishte një numër tronditës vejushash, jetimësh, njerëzish që kishin humbur gjymtyrë t prej minave dhe bombave. Kishte gjithashtu armë  me bollëk dhe vura re një  kulturë    armëve në  Kabul, diçka që  nuk e kujtoja të  ekzistonte në Kabulin e vitit 1970 e më  pas.
Por gjëja më befasuese për mua ishte fakti që pavarësisht nga mizoritë, brutalitetet e panumurta, mjerimin Afganët kishin duruar, nuk kishin humbur ndjenjën e fisnikërisë mirësisë, bujarisë dhe shpresën.U largova shumë i prekur nga vendosmëria e tyre e përkorë. Sigurisht që shpresoj të kthehem përsëri atje por nuk kam plane konkrete për momentin.



 Khaled Hossein është romancier romanet e të cilit janë shumë të shitur në shkallë ndërkombëtare. Ai u u lind në Kabul më 4 Maj të vitit 1965. I ati ishte diplomat në  Ministrinë  Afgane të  Punëve të  Jashtme ndërsa e ëma jepte mësim Farsi dhe histori në  një  shkollë    mesme të Kabulit. Në vitin 1970, Hosseini dhe familja e tij u shpërngulën në Teheran, Iran, ku i ati punoi në Ambasadën e Afganistanit. Në vitin 1973, familja e Hosseinit u kthye në Kabul. Disa muaj më vonë, mbreti i Afganistanit Zahir Shah u përmbys nga froni me një grusht shteti që u orkestrua nga i kushëriri, Daoud Khan. Në vitin 1976, Ministria Afgane e Punëve të Jashtme e zhvendosi familjen Hossein në Paris pasi i ati u dërgua të punonte atje.


Ata ishin gati për t’u kthyer në Kabul në vitin 1980-të, porse ndërkohë në Afganistan ishte kryer një grusht i përgjakshëm komunist shteti dhe kishte ndodhur invazioni i ushtrisë sovjetike. Familja Hosseini kërkoi azil politik në Shtetet e Bashkuara i cili ju dha. Në Shtator 1980-të, u shpërngul në San Jose, Kaliforni. Hosseini përfundoi shkollën e mesme dhe u regjistrua në universitetin e Santa Clara-s ku u diplomua në degën e biologjisë në vitin 1988-të. Një vit më pas, ai nisi studimet në universitetin e Kalifornisë -në shkollën mjekësore të San Diegos, ku u diplomua në Mjekësi në vitin 1993. Ai përfundoi praktikën në mjekësi në Qendrën Mjekësore Cedar Sinai në Los Angeles në  në 1996-tën. Praktikoi mjekësinë deri një vit e gjysmë pas botimit të Gjuetari i balonave. Hossein- i kishte nisur të shkruante romanin e tij të parë, Gjuetari i balonave, në Mars 2001. Në 2003, ai u botua në  48 vende.

Kur ishte fëmijë, Hossein lexoi shumë poezinë persiane sikurse shumë romane të përkthyer nga persishtja duke nisur nga Liza në botën e çudirave deri tek seria e Mickey Spillane Çekiçi i Majkut. Kujtimet e epokës paqësore para-sovjetike në Afganistan, "Kam shumë kujtime të shtrenjta nga fëmijëria ime në Afganistan” sikurse përvojat personale me Hazara-t e Afganistanit, ishin frymëzimi i romanit të tij të parë, Gjuetari i balonave. Romani i tij i dytë, Një mijë diej vezullues u botua në maj të 2007-ës dhe deri tani është përkthyer në 25 vende. Gjuetari i balonave është përshtatur në kinematografi në një film me të njëjtin titull në Dhjetor, 2007. Romani i dytë i Hossein-rrëfen historinë e dy grave vendase në Afganistan, Mariamit dhe Laila, jetët e të cilave lidhen mes tyre. Është në procesin e realizimit si film nga Columbia Pictures.
Në  vitin 2006, Khaled Hossein-i u emërua ambasador i vullnetit të  mirë  i Komisionit të  Lartë  të Kombeve të  Bashkuara për  Refugjatët. Ai jeton në Kaliforninë e Veriut me të shoqen perso-amerikane, Roya-n dhe dy fëmijët e tij. Është shtetas i Shteteve të Bashkuara.

               
  Përktheu: Granit ZELA


Comments