Udha e pashkelur_Robert Frost






Dy udhë para meje prisnin pyllit të blertë,
O Zot kë të merrja e kë të duhej të lija?
Ishte një vendim që kurrë nuk kishte kthim
Ato ishin dy udhë, unë kisha veç një jetë
E një jetë s’ mjaftonte të shkoja në të dyja…

U nisa në njërën udhë, pa më të voglën drojë
Qe udhë e shkelur rrallë, tjetra më e lehtë ish
Donte mijëra mundime që s’rrëfehen dot me gojë
E udha që s’mora qe më e lehtë njëqindfish

E ja! sikur i kam të dyja udhët përpara
Sikur sot më duhet të zgjedh si atëherë
Oh, e di fort mirë se nuk ka kthim prapa
Ndër të gjitha zgjedhjet s’heq dorë kurrë nga e para
Edhe sikur të zgjidhja sërish një mijë herë!

Në fund fare, do t’kem çfarë të rrëfejë në jetë
Si jeta m’u mbush me më t’vështirin udhëtim
Dy udhë më prisnin pyllit të  blertë - e unë
Mora njërën udhë - atë që zgjidhte rrallëkush
Ajo udhë e pashkelur m’i dha jetës kuptim!



  
                                                                                      Përktheu: Granit Zela





Comments