balada e vetmisë



zgjata duart drejt teje me shpresë se do të vish
por erdh e m’u përplas një erë e ftohtë veriu
vërtetë si mund të rrijë larg teje njeriu
pa u krisur e thyer si qelqi më dysh?

zgjata duart në hapësirë me shpresë se je ti
po ajo flakërimë sysh bukuri perëndie
por ishte një mjegull që kurrë s’u davarit
në zemër m’u ndeh një tis trishtësie

tash ç’po bën si qesh po flokët si i trazon?
ndoshta emrin tim përmend si diçka të largët
po vuajtjet e kësaj zemre që dot s’të harron
nuk kanë si t’i dinë as ti as vdekatarët

e tha njëherë një burrë i mençur
e unë për ty dua ta kujtoj pak
zjarri kur je afër ka për të të djegur
fytyrë e bukur dhe kur je larg

dhe unë drejt teje çdo ditë duart zgjas
me shpresën se një çast ke për t’u kthyer
S’i mundet njeriu prej teje t’rrijë larg
më dysh si qelqi pa u krisur, thyer?

                                                 Granit Zela, 2003.

Comments

  1. Ideja a mendimi i zgjatjes se duarve drejt nje imazhi, te kujton "Nji vjet" te Camajt. Po ai imazh zjarri me nje cope akulli ne qender. Idene e dickaje te vdekur tashme ta perforcon ne titull fjala "balade". E pra, "vdekur" ketu eshte barazvleresuar me "larg". Keshtu thone, i ikuri dhe i vdekuri jane njelloj... Nuk di nese e ke botuar ne liber, por nese jo, rishihe paksa si redaktim. Urime.

    ReplyDelete
  2. Eshte luks estetik te kesh komente nga ti. Te falenderoj.

    ReplyDelete

Post a Comment