Adele Foucher
Përktheu: Granit Zela
Pas dy mbrëmjesh gazplota që kaluam bashkë
dje dhe pardje, nuk do të shkoj askund sonte, por do të rri në shtëpi për të
shkruar ty. Pos kësaj, Adela ime, Adela ime e adhurueshme dhe e adhuruar, çfarë s’të
kam rrëfyer? O, Zot! Për dy ditë me radhë, e kam pyetur veten çdo çast nëse një
lumturi e këtillë nuk është ëndërr. Më duket sikur ajo çka ndiej nuk është
tokësore. E megjithatë nuk mundem ta kuptoj këtë parajsë të pafund.
Ti
ende nuk e merr me mend, Adèle, se deri ku e kam lëshuar veten. Ajme! A e di
vallë unë vetë? Ngase u tregova i dobët, pandehja se isha i qetë. Ngase po
parapërgatitesha për të gjitha marrëzitë çmendurane të dëshpërimit, pandeha se
qeshë kurajoz dhe e lëshova veten. Ah! Lërmë të bie përvujtnisht te këmbët e
tua, para asaj që është kaq madhështore, kaq e butë dhe e fortë! Më parë
mendoja se caku i fundmë i devocionit tim mund të qe flijimi i jetës time;
porse ti, dashuria ime bujare, ishe e gashme të sakrifikoje për mua qetësinë
tënde.
Adele,
çfarë marrëzie, çfarë deliri, nuk iu dha Viktori yt gjatë këtyre tetë ditëve të
amshueshme! Njëherë qeshë gati ta pranoja ofrimin e dashurisë tënde të
adhurueshme; mendova se nëse do të shtyhej për në cakun e fundmë prej letrës së
tim eti, mund të siguroja ca para, dhe mandej të të merrja me vete-ty, të
fejuarën time, shoqen time, gruan time-larg gjithë atyre që mund të duan të na
ndajnë; mendova se mund ta kalojmë Francën, ndërsa unë jam zyrtarisht yt shoq,
për të ikur në një vend tjetër që na siguron të drejtat tona. Gjatë ditës do të
udhëtonim në të njëjtin vagon, natën do të flinim nën të njëjtën strehë.
Por
mos mendo, Adela ime fisnike, se do të kisha përfituar prej një lumturie të
tillë. Nuk është e vërtetë se ti do të kishe lejuar veten të më fyeje duke
menduar kësodore?. Ti do të ishe më e denja për respekt, qenia më e respektuar por
Viktori yt; mund të kishe fjetur gjatë udhëtimit në të njëjtën dhomë me të pa
pasur drojen se ai do të shqetësonte me një prekje, madje as duke të vështruar.
Thjesht do të kisha fjetur, ose do të këqyrja i pagjumë duke ndenjur në karrige,
sogjetar i prehjes tënde, rojtar i kotjeve të tua. E drejta për të të mbrojtur
dhe vështruar do të ishte e vetmja e të drejtavë të një burri që do të
kishte mëtuar skllavi yt,derisa prifti ti kishte dhënë gjithë të drejtat e
tjera….
Adele,
oh! Mos më urre, mos më përbuz ngase jam treguar kaq i dobët dhe i mjerë
ndërkohë që ti qe kaq e fortë dhe madhështore. Mendo për zinë time, për vetminë
time, për çka prita prej tim eti; mendo se si për një javë prisja të të humbja
ty dhe mos u habit nga trillet e dëshpërimit tim. Ti-një vajzë e re-ngjallje
adhurim. Dhe menjëmend, ndjehem sikur po josh një engjëll kur e krahasoj një
qenie të tillë me ty.
Ti
ke qenë e privilegjuar duke tu dhënë të gjitha dhuratat e natyrës, ti i ke të
dyja edhe forcën edhe lotët. Oh, Adele,
mos i merr këto fjalë për ndezulli të verbër-ndezullia për ty është sa
një jetë, dhe rritet ditë pas dite. Krejt shpirti im është i yti. Nëse
ekzistenca ime fundekrye nuk do të përkiste ty, harmonia e qenies sime do të
bjerrej, dhe unë duhet të kisha vdekur-do kisha vdekur pa dyshim. Në këto
përsiatje isha zhytur Adele, atëbotë kur letra që do të më sille shpresë ose
dëshpërim mbërriti. Nëse më do, atëherë e di se si është galdimi im. Atë çka ma merr mendja se ti ke ndjerë,
nuk po e përshkruaj tash.
Adela ime, pse nuk ka fjalë tjetër me e
shpreh këtë pos ngazëllimit? A ndodh kjo ngase nuk ka forcë në gjuhën njerëzore
për me shpreh një lumturi të tillë? Kalimi i beftë prej pashpresës
së përzishme në lumturi të pafundme më ka hutuar. Edhe tash bëj çudi me veten
dhe nganjëherë kam droje se do të zgjohem beftë prej kësaj ëndrre hyjnore. Oh,
tash ti je e imja! Më së mbrami je e imja! Shpejt-ndofta pas pak muajsh,
engjëlli im do të prehet në krahët e mi, do të zgjohet në krahët e mi, do të
jetoj aty. Të gjitha mendimet e tua, në çdo cast, e gjithë bukuria jote do të
jetë për mua; të gjitha mendimet e mia, të gjitha çastet e mia, all my looks do
të jenë për ty do të përkasin ty! Adela ime!….
Dhe
atëherë e imja do të jesh! Tash jam i zgjedhur mbi tokë për të provuar
lumturinë qiellore. Të shoh si gruan time të re, pas kësaj si nënë të re, porse
gjithherë të njëjtën, gjithomë si Adelën time, poaq të butë, po aq të
adhurueshme në dëlirësinë e jetës martesore sikurse në jetët virgjine të
dashurisë tënde të parë-e shtrenjta dashuri-përgjigjmu-tregomë nëse mund ta
ngjizësh lumturinë e një dashurie të pavdekshme në një bashkim të përjetshëm.
Dhe ajo do të jetë e jona një ditë…
Adela
ime, kurrfarë pengese nuk mundet tash të më dekurajoj, si në shkrimet e mia
ashtu dhe në fitimin e pensionit, sepse çdo hap që më çon drejt suksesit në të
dyja do të më sjellë më afër teje. A mundet tash të më duket ndonjë gjë e
dhimbshme?
E premte mbrëma, 15 Mars, 1822
bistcortau-gu Khaled Marte https://wakelet.com/wake/Ahs4XPbVch1nNGRPCSN8l
ReplyDeletekennbeadsmorab
Nincinconschi1998 Jayson Sandell Sound Forge
ReplyDeleteFraps
Unreal Commander
fthehmuncakal