Bardh e Zi



unë u linda në brigjet e Drinit të Zi
tash jam larg Drinit e dua t’i ik zisë
në ëndërr më del përherë Drini i Bardhë
më grish ti jepem pafund bardhësisë

pyes veten “më thuaj kush je ti?”
sa nis të flas hesht sa nis e qesh qaj
shpirti im ngjaka kaq shumë me një Dri
këngëkujë kujëgaz gazavaj

Comments