Nuk mund të ikësh pa kthim në të bekuarën natë_Dylan Thomas






Nuk mund të ikësh pa kthim në të bekuarën natë
Të moçmit shfryjnë furi e flakë në zgrip të ditës
Thuaji jo fikjes pak e nga pak të dritës

Të urtët fort mirë e dinë se të natës-gjumë jemi
Ngase të tyret fjalë s’lënë gjurmë, prapëseprapë
Thuaji jo fikjes pak e nga pak të dritës.

Zemërmirëve, me bëmat e tyre të zhbëshme
Si gjëra të ujshme në det u tretet gjithçka,
Thuaji jo fikjes pak e nga pak të dritës.

Të egjrit botëpushtues që gjer në diell vanë
Vonë vreri e pendesa i kaplon tejendanë,  
Thuaji jo fikjes pak e nga pak të dritës.

Pikëllimtarëve, në fundjetë, që ndjejnë veç verbim
Shkëndija u dalin prej sysh të terrtë e gëzim
Thuaji jo fikjes pak e nga pak të dritës.

Dhe ti ati im i ngratë, në shtratin ku jepet shpirt
Jepma uratën a mallkomë por ki mëshirë për tët bir
Thuaji jo fikjes pak e nga pak të dritës.
Dylan Thomas (1914-1953)


Shqipëroi: Granit Zela

Comments