medet ç’kob i madh qytetin e gjeti
i bënë dhunë atij qytet hyjnori
përtokë flaku skeptrin bija e hënës, bir i diellit
plot dhimba e fjalë u delnin për zori
lindi binjaku i tij Qyteti i Ri, tjetri
që s’është veç hije e të parit
u mbulua ai prej harrimit e territ
u ngrit mbi dhunën, gjakun e zjarrin
u dëgjua përmbytja e shkaktuar zhurmshëm
u vërsul me rropamë ujanë e rrëmbyer
e egër, e pashpirt si kafshë e ndërkryer
bujshëm rrahën krahët shpesët e tmerrruar
gjeth e lule llumi thellë i rroposi
foletë ua prishi turrri i ujit të tërbuar
një gjarpër i zi prej Drinit të Zi doli
iu ngjit shpinës malit ditën për diell
kahmos tejembanë helmin e volli
ra heshtje varri… zë nuk u dëgjua
hije u panë në shpinën e malit të lartë
harrim i tyre i kobshëm ishte shkruar
veç kujtimet do jesin për qytetin e artë
Comments
Post a Comment