1929-2016
Ky burrë, ky artizan, duhej të
vendoste shtatëmbëdhjetë kostume në vitrinën e tij, bashkë me po aq mansheta
dhe kollare rretheqark tyre. Njëmbëdhjetë minuta u mor ai me secilën prej tyre:
e matëm kohën. Ne ikëm, të stërlodhur, pasi vendosjes së kostumit të gjashtë.
Ndenjëm prej mëse një ore kundruall atij burri, i cili kohë pas kohe do të dilte jashtë për të kqyrur efektin
që krijonte ndërkohë që gjithherë merrej me gjithçka me imtësinë më të
skajshme. Çdoherë që dilte përjashtë qe kaq i dhënë përhumbshëm pas punës sa
nuk i ramë në sy asfare. Me sqimën e një mekaniku, ai rregullonte syzet,
përqendronte vështrimin, sikur e ardhmja e tij të qe bash aty. Kur ndërmend
shkujdesjen dhe mungesën e rregullit në punën e disa artistëve, piktorëve të
njohur pikturat e të cilëve shiten për një lumë parash, ne nuk duhet të reshtim së adhuruari këtë zejtar
të vlertë, që farkëton veprën e vet me
vështirësi dhe ndërgjegje e i cili është më i çmuar se pëlhurat e tyre të
shtrenjta.: gjithë çka ai bën do të shprishet po atij do t’i duhet ta ribëj
sërish, me të njëjtin kujdes dhe sqimë sipërane. Njerëz si ky, këso artizanësh,
e kanë konceptin e artit, diçka që duke qenë e lidhur ngushtë me qëllimet e
tregut, kësisoj është një arritje e përkohshme e një rendi të ri dhe
barasvlerës i manifesteve ekzistuese të artit çkadoqofshin ato.
Fernand Leger
Kjo zejtari, rrëfimi, shihej më
së pari si zeje prej vetë Leskov-it. -Të shkruarit, -lexojmë në një nga letrat e
tij, - s’është për mua një një art
liberal por një zeje…Në të vërtetë gjithkush mund filloj e pyes veten nëse marrëdhënia mes
rrëfimtarit dhe materialit të tij, jetës njerëzore, nuk është në vetvete
sikundër marrëdhënia e zejtarit, nëse nuk është detyra kryesore për të modeluar
materialin e gjallë të përvojës, të tijin e të të tjerëve, në një mënyrë të
qëndrueshme, të mbrothtë, dhe unike.
Walter Benjamin
Fernand Legeri, që shkruante në 1924, dhe Uolltër Benxhamini (Walter
Benjamin), në 1936-tën, na japin dy këndvështrime rreth marrëdhënies së
ndërlikuar mes artit dhe zejes. Për Benxhaminin, zeja ishte cilësi e veprave të
rrëfimtarëve të shekullit të
tetëmbëdhjetë si Nikolai Leskovi, i cili u mbështet me vetëdije në metodat dhe
materialet e një kohe pararendëse. Benxhamini ndjente që artet e fjalës po
vuanin në një epokë që mbizotërohej nga “informacioni”, faktet e pafundme që
kërcënonin si mënyrat e “rrëfimit” (epike dhe të përrallës) ashtu edhe format që kishin zëvendësuar ato - romanin dhe tregimin. Eseja e
tij e shkëlqyer “Rrëfimtari”,nga e cila është marrë epigrafi i dytë është një
kremtim i malltë i Leskovit dhe i “brerores së pashoqe të rrëfimtarit”. Leger,
nga ana tjetër (në epigrafin tjetër), sheh në përpjekjet e një zbukuruesi
vitrinash të dyqaneve të mëdha një zejtari që vë në dyshim punën e shkujdesur
të disa artistëve.
Nuk mendoj që
kritiku gjerman dhe piktori francez janë realisht shumë larg njëri tjetrit, sa
i përket vlerës së zejtarisë. Të dy e admironin dhe shqetësoheshin rreth mbijetesës
së tij në një kohë të mbizotëruar nga
“qëllimet e tregëtimit” dhe “informacioni”. Të dy gjithashtu ishin fort të
ndërgjegjshëm që arti dhe zeja duhet të jenë të papajtueshëm me njëri tjetrin.
Vetëm se Benxhamini e shihte zejen si diçka të mallkuar kryekrejet në epokën e
informacionit dhe riprodhimit mekanik, kurse Legeri e gjente ende të pranishëm
në të dyja bashkë, në punën mekanike dhe
kulturën e konsumit.
Legeri,
sigurisht, në punën e tij me pikturën, metalin, qeramikën, dhe filmin, u rrek
të ruante etosin e zejtarit, u rrek dhe më së shumti, do të thosha, se ia doli mbanë, duke e bërë atë një nga më të
admiruarit e modernistëve. Sado të ndryshme që mund të jenë pikpamjet e tyre ,
megjithatë, të dy shkrimtarët e vlerësojnë çka është e qëndrueshme, e mbrothtë,
dhe e ndërgjegjshme në zeje (të tyre janë cilësorët), megjithëqë e gjejnë këtë
në vende të ndryshme. Ata i këndvështronin gjërat nga pikëvështrimi i bërësit
se sa nga ai i konsumuesit, por diskutimet e tyre nënkuptojnë një nocion te
konsumit, një mënyrë të ndërgjegjsme dhe të qëndrueshme të të lexuarit të
teksteve verbale dhe pamore që do parapëlqeja ti quaja-për arsye që tanimë
duken qartë ”mjeshtërie.”
Kësisoj, ju
propozoj që ne të gjithë duhet duhet të përpiqemi të bëhemi lexues
profesionistë, që duhet të mësohemi të lexojmë me kujdesin dhe sqimën që kishte
vitrina-zbukuruesi i Legerit, dhe që ne duhet të mësohemi ta marrim seriozisht
punën e aso artizanëve profesionistë si
Edna Millay, Norman Rockwell, Raymond Chandlerand, J.K.Rowling. Njeriu bëhet
lexues mjeshtër duke mësuar zejen e leximit. Besoj se është në interesin
tonë si individë të bëhemi lexues
mjeshtër, dhe në interesin e kombit për të edukuar qytetarë në zejen e leximit.
Zejen jo artin. Arti është mjeshtëri e shkallës së lartë, nuk mund ta mësosh. Zeja është mjeshtëri e shkallës së ulët; mund të mësohet.
Ka lexues të virtytshëm që mund të bëjnë
lexime që janë mahnitshëm origjinal, porse sa më origjinal të bëhen lexuesit,
aq më pak mbeten të tillë. Leximet e tyre bëhen vepra të reja, shkrime, quajini
po deshët, për të cilat tekstet
origjinale ishin vetëm një pretekst , dhe ata që i krijonë lexime të tilla
bëhen autorë. Nuk më intereson të bëj lexime të tilla për vete, dhe nuk besoj
gjithashtu që ndokush mund të mësoj të tjerët
ta bëjnë. Ajo çka mund të studiohet, mësohet, dhe t’ua mësosh të tjerëve
është zeja e leximit. Ky libër flet për atë lloj zeje. Është një sprovë për të
shpjeguar dhe shprehur ato mënyra leximi që kushdo mund t’i mësoj. Nuk është
megjithatë një tekst për zejen e leximit. As që dua të sugjeroj se leximi libri
do të bëjë ndokënd lexues mjeshtër.
Unë thjesht
shpresoj të bind lexuesit për ekzistencën e një zeje të tillë, dhe të tregoj se
si ndryshon ajo nga disa mënyra të tjera të lexuari, si ajo që mbrojnë Kritikët
e Rinj ose nga ajo që unë i quaj “themelorët.” Shpresoj gjithashtu të tregoj
kjo qasje ndaj leximit do të na jap
mundësinë të sjellë në vemendjen tuaj disa tekste mjeshtërish që janë tashmë jashtë
kufijve të studimit të letërsisë. Kah fundi do të merrem jo pak me mënyrat me
të cilat lexuesit “i klafisikojnë” tekstet, dhe me rolin e zhanreve letrare në
procesin e klasifikimit.
Çfarë është zeja e leximit?
Si në çdo zeje, leximi varet nga mënyra si përdoren mjete të caktuara, që duhet të zotërohen me zotësi. Veçse mjetet e leximit nuk janë fizikisht aty, si një çekiç dhe daltë: ato duhet të përvetsohen, nëpërmjet praktikës. Esetë e këtij libri janë të gjitha sprova për të demonstruar se si këto mjete përdoren, dhe të tregoj se si përvetsohet përdorimi i tyre. I kam vendosur sipas një rradhe që mu duk më e gjetura, por nuk është e thënë të lexohen sipas asaj rradhe. Shpresoj se do ta mbështesin njëra tjetrën pavarësisht nga rradha sipas së cilës do të lexohen. Teksa i shkruaja jam përpjekur të përsos zotërimin e zejes së leximit, për t’u bërë një lexues më mjeshtër, dhe ta praktikoj ndërkohë këtë zeje, të fshehtat e zanatit, ose po të flasim më hapur, që ti përdorin edhe ata ,që si vetë unë vazhdojnë të shpresojnë se do të përmirësohen si lexues. Jam krejtësisht i ndërgjegjshëm që leximi shkon përtej fjalës së shkruar, tek lloje të ndryshmesh tekstesh verbale dhe pamore, por nuk kam provuar të lëvroj më shumë se çduhet në këto lëmenj, i pasigurtë nëse mjeshtëria ime e përligjte këtë.
Si në çdo zeje, leximi varet nga mënyra si përdoren mjete të caktuara, që duhet të zotërohen me zotësi. Veçse mjetet e leximit nuk janë fizikisht aty, si një çekiç dhe daltë: ato duhet të përvetsohen, nëpërmjet praktikës. Esetë e këtij libri janë të gjitha sprova për të demonstruar se si këto mjete përdoren, dhe të tregoj se si përvetsohet përdorimi i tyre. I kam vendosur sipas një rradhe që mu duk më e gjetura, por nuk është e thënë të lexohen sipas asaj rradhe. Shpresoj se do ta mbështesin njëra tjetrën pavarësisht nga rradha sipas së cilës do të lexohen. Teksa i shkruaja jam përpjekur të përsos zotërimin e zejes së leximit, për t’u bërë një lexues më mjeshtër, dhe ta praktikoj ndërkohë këtë zeje, të fshehtat e zanatit, ose po të flasim më hapur, që ti përdorin edhe ata ,që si vetë unë vazhdojnë të shpresojnë se do të përmirësohen si lexues. Jam krejtësisht i ndërgjegjshëm që leximi shkon përtej fjalës së shkruar, tek lloje të ndryshmesh tekstesh verbale dhe pamore, por nuk kam provuar të lëvroj më shumë se çduhet në këto lëmenj, i pasigurtë nëse mjeshtëria ime e përligjte këtë.
Format e
reja të komunikimit, sidoqoftë, nuk i eliminojnë të mëparshmet. Ato zënë vendet
e tyre në një botë të komunikimit. Ato e ribëjnë botën; marrin nga mënyrat e dikurshme të
kompozimit të teksteve: e shpesh i pasurojnë vetë tekstet më të vjetra. Përdorimi i një forme tjetër të
shkruari zakonisht krijon një hendek mes
teksteve të pranuara si “të vërtetë” dhe atyre teksteve që që shihen me dyshim ose thjeshtë etiketohen
si “të rëndomtë”. Drama e kohës së
Shekspirit shihej si e rëndomtë dhe vetëm
gradualisht mori një status më të lartë. Duke ndjekur një trajektore të
ngjashme romani filloi të shkruhej si një formë e rëndomtë shkrimi dhe shkrimi dhe pak e nga pak u ngrit në stadin e
një arti letrar.
Tash së
fundi po shohim filmin të përshkoj të njëjtën rrugë. Megjithatë përdorimi i kaq
shumë formave të komunikimit, kohët e fundit, ka rrezikuar të krijoj një
hendek të madh mes asaj që mbahet si art
“i vërtetë” ose letërsi, në njërën anë, dhe kulturës "masive” ose “populiste”
në anën tjetër. Pa hedhur poshtë konceptin se disa tekste janë më të mirë se të
tjerët (për qëllime të caktuara), unë mbroj pikpamjen se tekste me vlerë, mund të ketë në
të gjitha format e komunikimit, dhe në shumë gjini brenda tyre. Them se do të
bënim një gabim nëse do të njëjtësonim të vështirën dhe të pakuptueshmen me të
vlertën, një gabim që rëndom bëhet, sidomos prej mësuesve dhe profesorëve të
letërsisë. Bash tashti është radha ime të nis dhe bëj gabimet e mia. Kam
shpresë se do të më ndiqni dhe të më ndihni
nëse e bëj këtë.
Përktheu: Granit Zela
Comments
Post a Comment