* * *
Dhe ja mbërrin te një pikë
vrastare e të parit të gjërave
Kur ti fillon të zbulosh
Mekanizmin e ngjarjeve vogëlane
Dëshminë e një tjetër jete me kotësinë e mëparshme
Pjellori faktesh të thjeshta. Të zbuluara më parë.
Do të sillte një gulsh drite.
Do të sillte një erëmim.
Do të sillte një tingull do të
sillte një vogëlimë kohën vetë
Arrna të fëmijërisë sate
stisur prej makinës qepëse
Të gjyshes tënde, gjeste të
rriturish ikur
Brenda një pellgu të turbullt
hijesh. Dhe së mbrami -
Ajo ndjesia e shtëpisë së
braktisur te varrezat e një fshati.
E kaluara është bash gajde.
Me një frymë duhet t’i
biesh-të këndosh, të flasësh
Largësia që shtrihet prapa
shpatullash të rrokura,
* * *
Është një kthim zbehtan, pa
kurm.
Një engjëll bie pa u parë. Një
dorë ngrihet pa kohë.
Syrin e kam të kripur.
I këtillë është ulliri i natës.
Ushqim nuk ka, ka edhe më keq-nuk ka uri
Kurgjë e pashoqe
Ç’duhet bërë, tash që të takohemi pa kohë?
Kaq të vdekshëm jemi sonte, kaq të vdekshëm
Sa s’mundemi të bëzajmë.
* * *
Na lodhi terri që bie
Terr është, dhe do të
thoshnin -
Atje e kemi
shtëpinë, atje mund ta shohim -
Ngase s’mund ta shquajmë kur është
ditë.
Porse jo. Terri kurrë nuk
bie.
Gjithmonë ka qenë i përshkueshëm.
Pa shkapërderdhje.
Vetëm se disa përndritje nuk i qëndrojnë dot territ
Vetëm se disa përndritje janë më të dobëta
Për t’u përballur me të.
* * *
Endem
Kufijtë i kam të pasigurta
Kohërat-të shërueshme
Pa atë balsam të lehtë të
kujtesës së ri-rrëfyer.
E sfidoj pamundësinë tënde-
Të vetmen gjë-
Që të bën të dëshirueshëm.
Nuk mësova asfare prej teje
Si ta vras kohën
Mishin
Ose pasigurinë
Nuk mësova të jem e përkohshme
* * *
Dhe ky-një tjetër ag
Ndjellës, i ankthtë
Dhe ja ka çaj,
Ndërmendje,
Një pasqyrë
Mbi mure-ja ikona-e zymtë.
Po nëse e gjitha kjo s’ishte një lutje, atëherë
Buzët paprajshëm ç’ka
Pëshpërisnin...
* * *
Dhe ja tek e ke kryet e njeriut
E mbaj në duar-të pazëshme
Porsi fëmija që befas dha shpirt
Në përparësen me miell
Të gjyshes time
Shekulli vjetëran
Krahët e saj të pabindur,
Vështrimi i saj i mësuar me vdekjen,
Po e përkund tashti ta zërë gjumi,
Po këndon këngë të padëgjuara për të,
Gjeraa mbërrijnë në dhomën ku ajo,
Tekdsa dëgjon frymëmarrjen e tij të qetë, ëndrrën e tij të
Papërlyer,
Do ta lëmë më në fund atë,
Të kthehet të ringjallë
Vdekjen e vet të kryehershme
* * *
Tek ti erdha e fshehët
Me turp dhe e mbyllur-si ditari i një vajze
Ti doje pasionin tim me droje
Fjalët i kisha të pakoha-ti ishe lidhëza e tyre
Më bëje të skuqesha
Duart i kishe të bindura. Të
ndoqën.
Përshkoi kahe
Ç’prej nyjës së gishtërinjve
të tu.
Ti më shpure në shtigje prej
kah s’mund të kthehesha kurrë.
Udhëtimet e mia mbusheshin prej teje
Shumues. Udhëtues. Erë.
Dhe atje-
Shpërfaqa fytyrën time para
teje.
Qe një letër e pastër, ti
shkruajte në të.
Buzë të ëprthyera, sy të gapërruar,
rrathë gjaku
Ti vure. Mund ti fshije po ashtu-
Me një frazë, me një
ledhatim.
Ti m’i shpërndave tiparet
m’i mblodhe. Në rrethoja të trilluara.
Po më mësoje si të notoja.
Qe e vështirë-po ti më mësoje-
Është e lehtë vajza ime..
Unë mezi merrja frymë. Besoja se po mësoja një mënyrë se si
Të Mbijetosh. Për t’u qëndruar rrymave të pabesa, thellësisë
Dhe
Vdekjes. Porse elamë për herën
tjetër.
Dhe atje më kishe gjallues.
Tek bëhesh
I shpërndarë, pro gjithherë e
plotë.
Ika e fshehtë-e paturp dhe e
hapur-një tjetër krijesë.
Një poezi që kurrë s’mund ta
kishe krijuar.
Takohemi Paskësaj
Eja
Ndofta s’je në gjendjen e
duhur, por mund të bëj një çaj.
Ngase çaji është një rit që
zgjat përtej
Mbarimit të filxhanëve
Jeta është një mbulojë e vjetëruar
Mendoja se qe e gjithëfuqishme, por tani
Shih si venitet si një shkreptimë dritëze,
E nënshtruar dhe zbulluar kundrejt gishtërinjsh shtypës.
Shuaje dritën
E tash që gjithçka
mbaroi-çaji dhe muzgu-
Çfarë do të gjejmë si temë bisede
Asnjë lajm prej miqsh të njëjtë s’na ka mbërritur tash së voni.
A s’kemi miq të njëjtë. Pos
Stinëve?
Shumë rrallë vjen një tjetër shtesë. Nganjeherë-
Një fashë drite, një gulsh
ernash,
Mbushulli qielli apo thjesht
Seksualiteti i brerimës
Por ne jemi të pastinë. Ose ndoshta të
shumë- stinshëm.
Gishtërinjtë e tryezës janë
thnegla neurotike kuzhine.
Do të tyhotë se kemi shi. Dhe
kjo së shpejti.
Andaj Eja.
Eja. E për çka vlen të
paturit frikë.
Ne jemi kaq të
mbrojtur-klishesh
Nuk mundemi të takohemi në të
vërtetë.
* * *
Para se mëngjesi si një gji të lëvaret
Pesha e tij shpërhapet e tretet
Bulkth i majmur i heshtjes,
Natë në këngë të tyre –futur,
Para se qielli i qumësht të bëhet i qartë
Frymëmarrja t’i qetohet
Para se toka të ndërrojë lëkurën
Mos luaj as gishtin më të vogël
Përmbi pëshpërimën e pështjelluar
të gjumit tënd,
Gjersa je ende përnën të,
Ngase nuk je ti që ëndërron
Je ëndrra vetë.
*
* *
Në
kujtim të Kristo Koradov-it
Ka
patur vdekje të tilla tanimë
Pezull
trupi varur në një fill
Dhe e kaltërimtë-posi një parajsë e pambaruar
Që
pate ri-luajtur atë skenë përsëri-
Si
amator, i panjohur,
Përsëritja
e historisë është ose farsë ose
Tragjedi
miku im…
Ajo erëmon teshash të lara
Dhe ç’do herë e gjen shtëpinë
Rindërtuar
Brenda një këmishe të shpërhapur
Në litarin e rrobave,
E lë nderur
Mandej tretet si një hije
E teatrit Aziatik-
Prapa çarçafësh
Ditë. Natë. Ditë
Prapë do ta shohësh kur të kthehet sërish
Dhe të zgjatet për ta marrë.
Përktheu: Granit Zela
Përktheu: Granit Zela
Faleminderit që e lexove!
Comments
Post a Comment