O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes
përsëri.
Kur të mbyllen syte e mi, nuk do te ketë më det
Dhe varkat e lotëve kanë për të ngecur në sterë.
Frederik Rreshpja
Kur të mbyllen syte e mi, nuk do te ketë më det
Dhe varkat e lotëve kanë për të ngecur në sterë.
Frederik Rreshpja
44
Kishte vdekur Frederik Pllumi. I vetmuar, në një cep të metropolit. Nuk
kishte pasur askurrkënd afër kur po jepte shpirt. Thonë se kohët e fundit i
ndërronte shpesh shtëpitë për me e ngatërrue vdekjen. Mbeteshe shtang para
Frederikut. Një burrë i urtë, u binte dyerve të metropolit. Askush nuk e vinte
re. Belbëzonte ca fjalë të ngatërruara që dilnin si gulshe tingujsh. Njerëzit
s’kishin kohë të dëgjonin një plak si ai. Po ta shihje dukej bash si lypës.
Askush nuk e pyeste se si e kishte emrin, nga vinte dhe ku donte të shkonte,
kurse ai vetëm dorën zgjaste. Nuk kërkonte mëshirë ase buzqëshje të shtira
kalimtarësh.
Një natë pashë në ëndërr sikur po hapja një varr në mes të dhomës. Kur e
hapa, pashë brenda fytyrën e tij. Ai ishte Diogjeni me trupin e Frederik
Pllumit. Ishte Frederik Pllumi me shpirtin e Diogjenit. U binte me grushta
dyerve të botës duke kërkuar te çdo njeri njeriun. Jetoi vetëm përballë një
metropoli me heshtje kërcënuese. Megjithëse shtatpakët, me një kapele të zezë
si fati i vet, porsi një muzhik rus rritur stepash, Frederiku ishte një malësor
shqiptar. Kur e shihje në vitet e fundit të jetës së tij të ngjallte keqardhje
ngase ishte i braktisur prej gjithkujt. Kishte një hendek të pazakontë mes asaj
që dukej se ishte dhe asaj që ai ishte menjëmend. Mes asaj që shfaqte dhe asaj
që fshihte. Mes asaj që kujtonte dhe asaj që harronte. Shumë herë të kallte
frikën me shpërfilljen e pafund ndaj vetes dhe botës.
Frederik Pllumi ishte nga ai soj
shkrimtarësh që kalon tërë jetën duke krijuar dhe, njëherazi, shkatërruar
veprën e vet. Fati tallej me
të e ai tallej trefish me fatin. Nuk kishte frikë nga kurrgjë. Të rrekeshe të
kuptoje mekanizmin e jetës fizike, të mundoheshe të hyje në botën e tij të
begatë shpirtërore, brenda botës së tij
të kuptimit, moralit, religjionit, ishte kaq e lehtë. Fliste për imazhet e një
perandorie të rrënuar, që ishte fëmijëria e vet e mbushur me ndërtesa baroke
dhe aristokratë. Kishte ndjerë praninë e vdekjes. Si gjithmonë, sikur t’i
fliste një njeriu, i kishte thënë asaj se i duhej një varg, vetëm një varg, dhe
mandej do të iknin kur të donte ajo, pasi ai kurrë nuk kishte pasë frikë. Por
tani, sipas një takimi të lënë krejt shkujdesshëm, ishte paraqitur te
kohëhapësira e mortit. Kur ajo kishte hyrë në dhomën e tij, ai kishte qenë duke
bërë një poezi për dashurinë.Vargu vinte te Frederiku me shpejtësinë e vetëtimave.
Kur ia kishte lexuar poezinë vdekjes, si në balada i kishte hipur Kalit të Zi
të Pikëllimit me u nisë me të drejt përtejbotës, përtejjetës, përtejhistorisë,
në amëshim afër vetë Zotit.
Atij nuk i bënë homazhe sikurse Gordit. Lidhja e Shkrimtarëve nuk e dinte
se ishte gjallë. Në dyzetvjetorin e krijimit të saj u botua në faqet e gazetës
së Lidhjes lista e shkrimtarëve dhe artistëve, varur, pushkatuar, vdekur në
heutesi dhe burgje. Ishte një listë rrënqethëse, e tmerrtë, lista më tragjike
që mund të krijoj mendja njerëzore. Ajo ishte si një litar i gjatë që
mbështillte makthshëm trupin e njerëzimit duke e shtrëguar si gjarpër për t’i
vdekur shpirtin. Poetë, piktorë, përkthyes, shkrimtarë, gazetarë, dramaturgë,
regjisorë, arkitektë, kompozitorë, teologë që kishin derdhur gjak qiellor në
themelet e kombit të tyre të kthyer në shkretëtirë. Por në atë listë mungonte
emri i Frederikut. Pas shkronjës “E” sipas rendit alfabetik, kapërcehej
shkronja “F” dhe kalohej te shkronja “G”. Frederiku ishte harruar. Gjithë ato
vite vetmie, rebelimesh, vetëvrasjesh pikëlluese nëpër metafora poezish apo
tunele prej dheu galerish në burgje, tashtimë ishte thjesht një harresë
mallkuese e një redaktori, i cili kishte bërë një kapërcim vrastar të historisë
prej gjakshkronjës “E” te gjakshkronja “F”. Ata nuk kishin shkruar me shkronja
por me gjakshkronja. Por kjo nuk kishte rëndësi për Frederikun.
Thonë se kishte përhapur legjendën e vdekjes së vet, kësisoj, kur njerëzit
e shihnin, besonin përnjëmend se ishte
ringjallur. Kështu vdiste për vite të tëra dhe askush nuk i shihte më asnjë
rrugë të qytetit e mandej, pas do kohësh vinte ora të ringjallej përsëri. Ka
ikur Frederiku. Ditën e varrimit të tij, la amanet, me marrë pjesë të gjithë
prokurorët që i kishin lexuar akuza për vite me radhë, “shokë” të Lidhjes,
redaktorë që i përgatitën akt-ekspertizat, dëshmitarët e gjyqeve, rojet e
burgut. Do të çohet nga varri me u lexue një poezi që bën fjalë për vesën.
Mandej ka me u tretë në lëndinën më të afërt sikur mos me pasë qenë kurrë.
Më rrëfeu një
ditë historinë e një samuraji, i cili i kishte dalë përpara një murgu, duke e
pyteur se si ishte ferri dhe si ishte parajsa. Murgu e kishte poshtëruar, duke
i thënë se ai nuk vlente si qenie njerëzore pasi ishte një kurrgjësend në këtë
botë. Kishte nxjerrë shpatën e tij duke e ngritur lart për ta goditur.
Ndërkohë, murgu kishte shenjuar nga shpata dhe i kishte thënë: “Ja ky është
ferri”. Samuraji atëkohë, ishte stepur. Duke kujtuar se për pak kishte qenë
duke vrarë një mjeshtër që i kishte rrëfyer kaq bukur se si ishte ferri, ishte
ulur në gjunjë dhe kishte nisur me qa. Murgu e ngriti dhe, pasi e përqafoi me
dashuri njerëzore, e pa në sy dhe i tha: “Ja, kjo është parajsa”. Lamtumirë
tash për tash Frederik! Kur do të takohemi përsëri?
Baviola SHATRO
Lumi, vrapim drejt
metakronisë apo thirrje e origjinës?
Romani ‘Dodona ’
i Granit Zelës
Ky është romani i një simboli
shumëvlerësh që rrjedh përgjatë tij bashkë me Lum Drinin: Dodonë.Ky simbol
martet në shtratin e një tjetri më të kudogjendur dhe të referuar vazhdimisht
në tekst: LUMIT, ndaj të cilit shkrimtari i ri, personazh kryesor vendoset në
raporte të tilla, që njëherë i përqaset me anë përjetimit të tij të qendërzuar
tek Dodona dhe më pas, duke qenë se kështu i është larguar më shumë se kurrë më
parë, duke u nisur drejt vendit të fëmijërisë.
Fëmijëria e Lum Drinit duket se
është pothuajse shumë e saktë dhe e parrumbullakosur matematikisht e njohjes së
vdekjes (të parët, të prekurit, të nxjerrët dhe të notuarit me trupat e të
vdekurve) ky përceptim i pangatërrueshëm i asaj që të nxjerr në mënyrën më të
pakthyeshme nga realiteti dhe i leximeve të shumta e ëndërrimeve të nxitura
prej tyre. Pra, fëmijëria e Lum Drinit ka qenë larg realitetit të një fëmijërie
të zakonshme, larg të vërtetës së përditshmërisë në forma sat ë kundërta në
pamje aq edhe të njësuara prej tij në një të vetme qoftë edhe nëpërmjet jetës,
qoftë nëpërmjet mendimeve të tij. Ndoshta është prej këtij shkaku të fortë që
ajo cka e frymëzonte më shumë atë në rininë e tij ishte një kapërcyese ditësh,
miljesh, botësh, përmasash kohore aq sa cilësohej prej tij supreme. Më tej, në
rininë e tij është shumë e thjeshtë të dallosh rrahjet e gjallimit të asaj
fëmijërie aq dhe të ngarkuara me përvoja dhe pritshmëri të pazakonta. Në mënyrë
të vecantë simbolika biblike e përhapur me mprehtësi në të gjithë tekstin është
inkurajuesja e një leximi të vemendshëm. Vetë ajo prania e pathënë, por e
kudondjerë e fëmijërisë së personazhit kryesor është një paralele me konceptin
e krishterë sipas të cilit mbretërinë e Zotit mund ta njohin vetëm ata që e
kërkojnë dhe e pranojnë si fëmijët me
thjeshtësinë dhe po-në e hapur të plotë të tyre. Kjo është mënyra se si Lum
Drini kërkon Dodonën. Ka vetëm një ndryshim të vogël dhe fatkeq. Dodona ishte hyjnia e tij
por jo hyjni në vetvete. Ashtu si në njeriun ekziston dicka që shkon përtej
atij vetë dhe është e pavdekshme, që në një mënyrë ka ekzistuar që prej
fillimit të kohës e do të vijojë të jetë pavarësisht nga cak ai zgjedh, po
ashtu do të ekzistojë gjthmonë dëshira e vetvetishme për një Dodonë. Në këtë
kuptim thelbi nuk është te Dodona ,
por tek ajo cka ky emër, kjo vajzë shenjojnë.
Fillimi i romanit është jashtë
kohës së tij dhe jashtë kohës njerëzore. Është ajo përmasë tjetër e
paeksplorueshme nga njeriu, por e njohur prej tij si kujtim i kohëve shumë të
largëta, megjithatë aspak të mjegullta dhe as të vakëta prej këtij shkaku,
madje plotësisht e kundërta: sa më tepër i afrohesh fundit tënd të pashmangshëm
biologjik apo përvojave që përmbushin të përditshmen, aq më e fortë bëhet ajo
thirrje. Që në faqen e parë gjenden betime të lashta dhe modele të ligjërimit
biblik, port ë kujtohen në të njëjtën kohë betimet e eposit në gojën e qenieve
mitologjike e po aq të heronjve që i ndiqnin. Gjerësia e tyre është
kozmogonike. A thua Lum Drini flet nga përjetësia, porse kjo e tija është një
përjetësi e vetmuar e për këtë shkak, njerëzore. Për mendja e gjithckaje
madhështore e krijuar që nga fillimet e deri më tash, duke nisur nga natyra te
koncpetet më abstrakte bën të krijohet imazhi I mirëfilltë i asaj të përjetshme
të papërshkrueshme që Lum Drini e identifikon me nnjë njeri dhe e prezanton me
emrin Dodonë. Të kujton Tat Tanushin e Bubutimës. Vecanarisht se të dy i
dashuruan të dashurat e jetës së tyre me këngën e Solomonit, porse përjetësia
dhe e përsosura ishin të dallueshme te prifti, I cili dallonte të shtrenjtën e
tij nga perëndia (prandaj edhe mund të rebelohej ndaj të fundit) ndërsa Lum
Drini i ka njësuar. Pikërisht nga kjo, humbja e këtij të fundit m tingëllon si
humbje në kuptimin e parë të fjalës; ai është fëmija që e ka të vështirë të
gjejë rrugën ndërsa tjetri nuk [pranoi që ta ndiqte rrugën që e njihte fort mirë .
Lum Drini krijoi Shulamitën e tij. Prandaj ne mendojmë se sikur vetëm
referencat biblike të vëzhgoheshin do të arrihej në përfundime shumë
interesante rreth Dodonës. Ky emër, Dodona ,
etruskët, ritet e fillimit të romanit janë aspak të largëta përpara përmasës së
pafundësisë që krijon imazhi i shumëfishtë biblik. Nëse të parët përfaqësojnë
një gjithështrirje, por edhe një prirje sintetizuese, të dytat janë mbi cdo
lloj përgjithësimi dhe një çelës vetëm
në efektshmërinë e tij të plotë për identifikimin e brendisë së fshehur.
Vërejmë se veta e dytë e rrëfimit
të sjell përpara një rrëfimtar që I drejtohet dikujt të ndarë dyshas, njeh
tepër, parashikon me një teknikë profetiuke të pazbërthyeshme në thjeshtësinë
dhe të qenit e saj të drejtpërdrejtë. A nuk duket paksa frikësuese se Dodona mund të ketë qenë
forma e vetme e Lum Drinit për të derdhur veten dhe për ti folur vetes. Ka një
rrëfimtar të dallueshëm sa nga lexuesi aq edhe nga personazhi kryesor, por që
në ligjërimin e tij të krijon nganjëherë një iluzion të rrallë: Lumi flet.
Që nga kapitulli I gjashtë e
tutje duket sikur Lum Drini hedh hapat drejt ferrit që nuk mënjanohej dot, në
ferr ku rrojnë vdesin e riciklohen Gordët dhe mjerisht në përpjekjet e ligështa
dhe patetike të sekteve qëmëtojnë parajsën. Ndërsa Lum Drini ka përshkruar
mendime dhe përjetime të tijat të denja për tu krahasuar me ato të Solomonit ët
dashuruar për të cilën bukuria dhe gjithcka e të dashurës së tij zeshkane është
tregues i lavdisë së të plotfuqishmit,
lind pyetja: A e takoi kund, me të vërtetë parajsën Lum Drini ? Mendoj se pot a
kishte takuar nuk do ti nevojitej ndonjë Dodonë. A do ta kishte dalluar pasi ta
krahasonte me gjithcka që i ngjasonte apo kjo shqisë e veçantë ishte përgjumur
a rimodeluar tek ai prej Dodonës?. Romani i vërtetë për Dodonën është
sendërtuar nga mendimet e tij për të, të cilat kishin nisur si kërkime të
heshtura që në fëmijërinë e largët dhe ishin aq të forta e të mëvetësishme nga
realiteti-prej të cilit kishte pasur largime të shopeshta që në moshë të vogël-saqë e bëjnë përvojën e
tyre të përbashkët të duket si një ëndërrim fort I dashur. Si personazh Dodona pikën kyce e mban në
pothuaj-heshtjen e saj. Ajo flet pak në roman. Shpesh fjalët e saj më të
ngarkuara me kuptim dhe më mbështetëse të komunikimit (qoftë edhe i lëvizjeve
të brendshme të personazhit kryesor) nuk dalin nga dialogët më shumë se sa nga
tjerrësi i kësaj qenie sipas prizmit të tij. Lumit. Ajo flet pak. Në
castet e intimitetit të tyre edhe më pak. Ajo komunikon shumë në shumë mënyra,
oporse verbalisht nuk ndodh kështu, sikur të ishte një qenie jo plotësisht
reale. Ne njohim Dodonën që shikon Lumi
dhe forma e tij e të parit të saj është prej një të magjepsuri. Shumë
pak e njohim dhe shohim “personalisht” atë
duke u ndjerë kështu më tepër ajo zbehja e njerëzores tek ajo që e ka
burimin tek shtrirja e Kantikut të Kantikëve me Lutjen shembullore, pra tek
njeriu dhe hyjnia. Në kapitullin 28,
Dodona ngjet më tepër me një zë legjende sesa me një qenie reale.
Derisa Lumi e kërkonte dhe jetonte me të dhe për Dodonën, për të ishte më e
lehtë dhe më e natyrshme shumëcka, porse Dodona është ndryshe. Për të` Lum
drini ishte ai që për Lumin mund edhe të ishte cdokush në botë vec Dodonës. Pra,
nuk ishte pika e referimit. Dodona vetë jetonte larg, me një pikë të sajën
graviticionale. Ajo kishte dhe synonte ‘dodonën’ e vet. Ata të dy kërkojnë të
njëjtën gjë por nuk e gjejnë të njëjtë dhe as në të njëjtën mënyrë. Pra është i
njëjti lumë, por jo i njëjti ujë. Më sipër thamë për ngjashmërinë me Tat
Tanushin, por ndërsa ka dicka të afërt në zgjatjen e përjetimit të tyre (koha e
brenshme e Lum Drinit ëhstë sa jetët e Tatës), në [peshën e [ërvojës së tyre të
brendshme që deshi dhe preku supremen (sado që këtu nis dhe ndarja e tyre), në
një pikë ndodh një largim i plotë: Tat Tanushi ëhstë në epikroni ndërsa Lum
Drini ka një barrë tjetër, më të hidhur më shumë se sa më të rëndë, pasi ai
është vënë poshtë nga koha në disa kuptime, jeton në një kohë kur Gordët bëhen
heronj dhe të bëjnë bashkëpuntorë në vrasjet më të llahtarshme, atë të kujtesë
sdhe të shndërrojnë në varrmihësin më të mallkuar të të gjitha kohërave, në atë
që varrios letrat-kocka. Ai jeton në një vend me shqisa të tulatura dhe duke
kërkuar të përjetshmen tek e kufzuara.Vështirë të gjesh një trinom më të
trishtueshëm ku vlera e së cilës ndryshore është kategorikisht zero e për
pasojë edhe rezultat final.Në një farë mënyre atë e ka zaptuar tmerri i kohës,
jo i ikjes së saj, por i përpirjes prej saj. Kjo duket hapur vecanarisht në
çastin kur mbete pa Dodonën e tij, pasi tani atij koha i ikën duarsh, duke e
lënë vetëm me vetëdijen e dhimbshme e madje të fruikshme të të mos diturit se
cfarë duhet të bëjë pasi em largimin e Dodonës gjërat nuk mabrtin më ndonjë
kuptim për të. Nuk ka më një bërthamë dhe elktronet vërtiten rreth një
boshllëku në orbita të çfarëdoshme derisa humbja e energjisë e i përplas mes
tyre dhe me atë që duhej të ishte bërthamë. Kështu cdo strukturë bie. Dodona
është shtegu më i bukur i shpëtimit. Ndonëse drejtohet kah dickaje të përjetshme
me atributet biblike të Perëndisë, ai nuk arrin dot të qëndrojë mbi kohën,
fundja ka zgjedhur të adhurojë një ‘Zot’ tokësor e sit ë gjithë këta dhe ky do
të rrudhoset e plaket një ditë, madje ca më keq, ditë pas dite, në një lloj
mizor të agonisë së kohës ku ajo do të bëjë të ndjehet fort lëvizen e saj, deri
në ditën ku do ti dorëzohet kalbjes. Sa ironike dhe e palavdishme! Po në fund
cka? Lum Drini në Bregdri.
Lumin e gjejmë në rolin e Davidit e të Solomonit. Ashtu si i par, ai nisi
një kërkim të madh, një dashuri, dhe si i dyti, kërkimi i tij u mbyll
heshturazi, pa fitore. Anae mendojmë se ky është fundi i kërkimit të pikës së
gravitetit në të tashmen. Ky udhëtimi ynë është si një fillim i vazhdueshëm.
Prandaj dhe s’të shpie askund. Analogjia me Zanafillën dhe Noen e shpërfytyruar
të kujton tashmë jo ditët e krijimit apo të lundrimit të arkës për në tokën e
thatë, por skenat shoqëruese të atij udhëtimit në lumin që s’është kurrë i
njëjti. Për të parën ehrë ai e njohu emrin Dodonë nga lutjet e një lutësi (që
sdihej mirë kujt i lutej) dhe ajo ishte ëndrra e emërtuar e një jete, e lashtë
sa vetë emri dhe me fatin e parathënë për dashurinë e Lum Drinit ashtu si vetë
perëndesha apo qyteti i që e mbajti dikur: u tret. Mbeti pakthyeshmërisht e
mbyllur në të shkuarën. Pikërisht kjio, e shkuara, është ajo pjesë e së cilës
ndoshta pashmangshmërisht jemi, porse s’duhet të jemi kuirrë rob, në asnjë lloj
forme. Për më keq edhe ëndërr kjo s’qëndroi gjatë, sepse në kodin gjenetik të
kësaj kohe, të kësaj të tashmeje, edhe vetë profecitë pësojnë mutacione. Lindin
cdo ditë Noetë që nuk ndërtojnë më var(r)ka por arka, dhe ndodhin rikrijime të
gjymta në gjashtë ditë të lodhura. Në roman lexohet më shumë se një dilemë dhe
një boshllëk i thellë i brezit. Më shumë se shëmtia e pluhurosur brenda
njeriut, dhe më shumë sesa brenga e pamundësisë
për të komunikuar me një gjuhë mbikohore , më shumë se sa një dashuri e
fortë dhe e trishtë, besojmë se cështja është tek nevoja, më e pashmangshmja
dhe më e parashikueshmja e cdo habie ekzistenciale. Do të m,bijetosh. Mjerisht
kjo është optimalja. Të duket sikur gjithmonë personazhi jeton në kohë
subjektive, e cila ëhstë tepër e ngjeshur me përjetime, ëndrra dhe
pritshmëri. Qoftë edhe pse secili ka dodonën e vet, muzën
e tij. Lum Drini nuk mund të shkruante kurrë Romanin për të. Por arsyeja
kryesore besojmë se është një tjetër. Vjetësria e Drinit dhe e Dodonës është
vjetërsia e atij lumi që mbartin dhe në të cilën përfshihen Lumët, Ujdhesat,
Ujvarat, Bardh Krojet, buzë të cilëve qëndrojnë po ato Bregdrinë. Mes gjithë
këtij vërshimi të rikrijimit të racave dhe fateve plotëshisht të ngjashme, dhe
mbase në dukje paradoksalisht, të ndryshme në thelbin e cdonjërit, nevojitet
gjëja më e bukur që mund të njohë shpirti njerëzor, me shpresën dëshpërimisht
ngulmuese, por po kaq edhe të ankthshme për të iur sikur kurrë të mos kishte
bërë hije mbi tokë. Thellë brenda vetes qoftë edhe një herë të vetme njeriu e
shquan këtë, ndërsa Lumi e përjetoi sa mundej tek Ddona. Më shumë se Dodona dhe
përjetimet e lishuar me të besoj se ajo cka është unike qëndron te vetëdija e
Lum Drinit për Dodonën, tek kërkimi dhe
himnizimi biblik i saj. Asnjë nga temat e mëdha që arkivonte Lumi nuk mundte
kurrë të ishte zemra e një libri. Por edh ajo që ai ëndërronte për romanin e
tij nuk ishte një temë e vogël. Njeriu e aq më shumë shkrimtari është mjaft më
tepër se sa shuma e periudhave dhe përjetimeve të jetës së tij. Dodona nuk doli
si e buklura mbi një botë vetmie, heshtjeje, boshllëku, mungese shijeje dhe
vixzioni ku s’gjenden kurrë as kripë e as mjaltë sado që e tillë sihte vërtetë
gjtihcka. Ajo ishte përthyerja më e thellë e brendshme e Lum Drinit sepse
ekzistonte që në fillim tek ai si një muzë-idhull dashurie dhe dhimbjeje.
Pa Dodonën jeta e këtij djali do të ishte një lëvizje e privuar nga cdo
kuptim, një grumbull ngjarjesh të coroditura pa asnjë lloj lidhje. Kur e humbet
atë, ai përjeton patologjinë e opërgjithshme të racës së tij në qytetërimin
modern: Frikën.
Ajo ka hyrë edhe në ëndrrat e tij, ka shqetësuar gjumin e tij duke shënuar
pikën më tragjike të përkeqësimit: Makthet e gjumit i shohim me sy hapur dhe e
kundërta, ankthet e zgjimit na ndejekin edhe në gjumë, sikur të ishte njësuar e
ndërgjegjshmja me të pandërgjegjshmen dhe të vdekurit me të gjallët.
“Madje kisha përshtypjen se edhe në ëndërr kisha bërtitur: kam frikë, kam
frikë” Kur zgjohem pyes veten se përse kam frikë. E thjeshtë, nga gjithcka. Në
të vërtetë kjo i ndërlikon të gjitha gjërat. Gjithcka rreth meje duket pa
kuptim.”
(Kur gjërat të duken pa kuptim më së shumti të tmerrojnë dy koncepte, Koha
dhe Vdekja. Pikërisht këtyre Lum Drini synonte t’u bënte atentat me romanin e
tij që astu si cdo gjë nuk u plotësua kurrë. Pothuajse ironike!)
Mungesa e Qëllimit e largon kuptimin e gjërave, ky sjell ankth, ankthi
ushqen frikën dhe një mëshirë të dhimbshme për veten, derisa më në fund fillon
të kuptosh se më tragjike se vdekja që Lum Drini e njohu që në fillim, është
kjo jetë, pa një Dodonë, qoftë edhe pa Dodonën. Frika e Lum Drinit është shumë
më e keqe se cdo tjetër sepse ai nuk ka frikë nga vdekja , por nga ajo jetë që
më sipër e cliësuaj mbijetesë (të hiqesh zvarrë nëpër ditë, edhe një ditë edhe
një ditë tjetër).
Në këtë kuptim Lumi dashur pa dashur duke e dashur dhe pritur, duke njohur
Dodonën që para se të shfaqej dhe ca më tepër madje, duke e veshur në atë
mënyrën e tij me përjetësi, qëndroi në hapësirën e metakronisë. Megjtihatë në
fund ai mbërriti në skajin e përkundërt të saj, të cilën po parapëlqejmë ta
qujamë origjinë sepse është origjina e kuptimit. Të dyja ato sikur ndodh
pothuajse gjithmonë në ekstremet, bashkohen
kësaj radhe në nevojën për të
zbuluar një qëllim, i cili do të qartësojë kuptimin e jetës dhe do ti shmangemi
kështu nevojës mjerane të thjesht të mbijetuarit. Sigurisht që për këtë duhet
të nisemi jo nga vetja e jo nga i ngjashmi. E meqenëse nuk mund të hysh kurrë
dy herë në të njëjtin lumë, ndoshta për Lum Drinin të gjithë këtë do ta
rrëfenin sërish në vetën e dytë shtatë ditëtë e tij të krijimit, në ditën kur
do t’i duhet të pushojë.
Revista letrare Mehr Licht!
29
“Dodona” një
leksion për gjuhën dhe identitetin
21/04/2010 11:58:00 Fatmir Terziu
Gjuha që përdoret në romanin “Dodona” të shkrimtarit, studiuesit dhe
hulumtuesit shqiptar, Granit Zela...
“Dodona” një leksion për
gjuhën dhe identitetin
Fatmir Terziu
Gjuha që
përdoret në romanin “Dodona”
të shkrimtarit, studiuesit dhe hulumtuesit shqiptar, Granit Zela, të bën për
vete. Të përhumb mes emblematikës së saj. Me fuqinë e saj të mrekullueshme të
bën më të lehtë, më të përqëndruar në lexim, më të destinuar të përcjellësh
elementë që vijnë e ndërthuren mes situatave përshkruese. Është një gjuhë që
sipas Tufës formon tërë strukturën e nevojshme, “është një prozë e
ndershme, një prozë që ka një tekst tepër të kujdesshëm, të skalitur me
të gjitha parametrat që përbëjnë tekstin letrar. Një tekst jo ordiner,
pra jo një tekst me elemente të huaja, përftuar me mënyra të pandershme, dhe
kjo ndoshta është edhe pika më e fortë e autorit Granit Zela që na jep më në
fund romanin me të gjitha rravgimet, idealizmat, zhgënjimet e tij nëpërmjet një
simbolike të pakufishme” (Tufa, 2007). Është një gjuhë që vjen në hapësirën e
të lexuarit dhe gërshetohet me cdo gjë që është shqiptare, tipike dhe
autoktone. Është një gjuhë që formon tërë kuadraturën e jetës, udhëtimit jetik
dhe pikturon për të vulosur në telajon e kohërave një masë të madhe pasunore të
ardhur nga shekujt. E gjitha në shërbim të artit. Artit që vjen nga fjala e
shkruar. Artit që prodhohet nga fjala e mencur.
Ky art i mencur
dhe i pjekur në ‘furrën’ temperaturë-bollshme të Zelës, funksionon mes logjikës
dhe aspekteve kulturore që forcohen nga përsëritja dhe nuk mavijëzojnë aspektet
artistike që funksionojnë si pjesë morfologjike të identitetit, memorjes dhe
tërë aspekteve të diskursit të historiografisë. Përsëritja e fjalës ‘pasha’ në
fillim të romanit, e shoqëruar me një dyzinë mbiemërsimesh e emërzimesh
aspektore dhe cilësive, argumenton tërë këtë identitet shqiptar që nis me
betimin e thjeshtë për ‘kupën e qiellit’ e bitis me betimin për ‘Drinin e Zi’.
Në tërë këtë përsëritje të shumtë në aritmetikë, fakti që sillet ndërmend
natyra, gjeografia, ardhja e njeriut, e bukura, situata, ardhja e hershme e
fateve njerëzore, toponimia e mbajtur fshehur odave dhe sepeteve të shtrenjta
të memorjes dhe mjaft lidhje me përsosmërinë e fjalës që përbetohet nën
simbolikën e besës burrërore, ndanë fjalës domethënëse ‘pasha’, karakterizon
qartë forcën me të cilën gjuha e përdorur saktësohet dhe mirëkuptohet. Autori
në këtë përsëritje lartëson integralin filozofik të kohës, hapësirës dhe vendit
dhe e vë atë në funksion të së bukurës, asaj për të cilën ai shprehet në roman:
“Unë e due Dodonën, andaj edhe po e kap penën tue m’u dridhë dora, për me kthye
në shkronja, gjithë dashninë e dhimbjen qi kam për të.” Në këtë lidhje
filozofike autori gjen atë pikëtakim me ritualin njerëzor, që nisi hershëm kur
pagëzoi qytetërimin, kur lindi qytetet, kur lindi dicka të re, dicka në
funksion të identitetit të tij. Në këtë kompleks të mirëfilltë filozofik Zela
vetë vë në funksion enigmën: “Ndoshta, sikurse ka pasur rituale të kryehershme
me rastin e themelimit të qyteteve, duhet të ketë edhe rituale që kryhen kur fillohet
libri. Dikur, etruskët shkruanin mbi cohë. Në disa qytetërime të tjera, mbi
lëkurë ose pllaka argjili, kurse ti do të përdorje letra shkretane. Megjithëse
është më e lehtë trupërisht të shkruash në letra, fshehtania është e njëjtë,
sikundër misteri i atij skribit që bënte profetizimin e të ardhmes pasi këqyrte
organet e brendshme të kafshëve ose zogjve. Ti nuk mund të parathoje askurrgjë
në lidhje me romanin. As për personazhet, të cilët të ngatërroheshin mes tyre,
ashtu sikurse shajnitë, kohët, shëmbëllesat. Ishte një torturë e njëmendtë nga
e cila nuk mund të hiqje dorë. Kurrë!”
Kjo lidhje
rituale, jo thjesht si një e tillë, por si një funksion në shërbim të gjuhës
duket se është vecoria e parë me të cilën, Zela kërkon të shpërblejë lexuesin
mes një rruge të devotshme dhe me art. Kur studiuesi Pierre Daco, shfrytëzoi
psikanalizën e Frojdit, për të interpretuar ëndrrat nuk kishte parasysh
dualizimin apo keqpërdorimin e fakteve dhe filozofisë së Frojdit, por kishte
parasysh dekodimin dhe dekonstrualizimin e atyre fakteve që ai mund të
ndriconte mes ideve dhe rrugëve të tij të tij. Në këtë mënyrë vepron edhe proza
e mencur e Zelës, kur na sjell romanin “Dodona”,
me një rruge tipike disi dhe të mbështetur fuqishëm në psikanalizë. Të vetmen
ndryshe nga studimet e Dacos, që shkrimtari Zela ka konsideruar janë aspektet
që lidhen me mitin, tek të cilat teoria e Stuart Hall natyrshëm kapërcen paksa
lidhjen e fuqishme me mitin që na ka prrurë Barthez. Ky mit që fuqizohet mes
një aspekti të shëndoshë gjuhësor, tek “Dodona”,
ka edhe moralin, por edhe vetë sensin e komunikimit të kodimit dhe dekodimit të
mesazheve. Letra që shkruhet, personazhi Orana, përsiatjet rreth Platonit, një
përkujtesë Presidentit të Republikës, fuqia e fjalëve dhe artikujve që nuk
pinin ujë, infermierja që kujdesej më së shumti për Dodonën, dhe që kishte
punuar në çmendinën e Elbasanit, e mjaft të tjera nuk janë thjesht aspekte të
fiksuara në letër dhe më tej simbolika në prozë, por detaje që paraqiten me
forcën e filozofisë në kohë, hapësirë dhe vend. Në këtë forcë filozofike është
sërrish gjuha dhe toponimia që Zela vë në funksion të identitetit, në funksion
të kulturës dhe artit. Autori me këtë mjeshtëri, rradhitet në brezin e
shkrimtarëve të rrinj të pas viteve 90-të që skalitën jo vetëm fjalën, por
ushtruan edhe një funksion tejet determinues në lidhjen kohore dhe
historiografike. Mjafton të shihen emërtimet dhe emrat dhe mjafton ky paragraf
të shihet kjo forcë: “Megjithëse telefonove në shtëpi se do të mjekoheshe dhe
do të ktheheshe shpejt, nëna jote, Ujana, ishte shqetësuar shumë. Pas pak kohe,
bashkë me Blinin, mbajtën frymën në spital. Kur të panë me sy të nxirë u
shtangën. Yt atë shihte kah dritarja, ndërsa mjekoheshe, duke heshtur gjatë
gjithë kohës. Kur po dilnit nga spitali, të tha se gjëra të tilla njerëzve u
ndodhin, madje ka edhe më keq, shumë më keq, por njerëzit duhet të durojnë.
Ujanës i erdhi për të qarë. Ti mundoheshe të dukeshe sa më i qetë, sikur asgjë
nuk kishte ndodhur, sikur askush nuk kishte dalë natën në rrugë me të goditë me
shkelma dhe grushta. S’mund t’i gjeje fjalët ta ngushëlloje Ujanën, që ajo të
mos trishtohej aq shumë. E përjetonte çdo gjë trandshëm.” Emrat Ujana, Onora, Blini apo
edhe emërtimi Bregdrini janë
faktorë që plotësojnë këtë vecori.
Në vazhdim autori
përcakton me anë të gjuhës edhe lidhjet e tjera që funksionojnë si metëorë të
fuqishëm në funksion të kohës. Është pikërisht aspekti i parë që vjen ngaqë
‘feja ishte e ndaluar’ duke shtuar emrin, Artur Ford me të cilin autori
saktëson se ishte kryetari i Shoqatës së Spiritualistëve Amerikanë, pra në kohë
tjetër, jashtë asaj kohe kur feja shihej ndryshe, apo kur “Përvoja e parë me
sektin e Lidhjes së Epërme ishte në një seminar treditor në qytetin S.” Më
plotë vjen kjo lidhje kohore dhe simbolike :
“Kur Arturi
nisi të fikte qirinjtë
e kuq, të
cilët pothuajse ishin tretur prej djegies, ti more vesh se ajo vajzë quhej
DODONË dhe se duhej të luteshe për të, nëse doje që ta takoje, pasi krijesa si
ajo janë të rralla në këtë jetë.”
Më shumë në
fuqi të artit të tij në prozë, Zela 'zbret'
nga ekrani në letrën e tij të bardhë duke e mbushur me gërma forcën vizuale të
artit kinematik, duke fuqizuar aspektet e fuqishme filozofike të mesazhit:
“Disa, nëse
e keni parë filmin “Shpirti” ku luan Patrick Sëayze me Demi Moor, janë të
zhytur në llucë deri në fyt. Të tjerë janë në qiell, afër Zotit. Ai i besonte
këtij filmi. Janë disa njerëz të hapur shpirtërisht, të cilët flasin me
shpirtra të niveleve të ndryshme. Prandaj disa syresh bëjnë mirë dhe disa keq.
Njerëzit e tokës janë krijuar me aftësinë për të komunikuar me botën
shpirtërore. Niveli i lartë ose parajsa, është vend ku njerëzit jetojnë në
grupe, kombe dhe, çdo gjë që bëhet, regjistrohet si shkrimi i një jetëshkrimi.
Një njeriu, pasi i mbaron jeta në tokë, udhëton në kohë, ndërsa vendi i
qëndrimit të tij të mëtejshëm përgatitet. Mbretëria e mesme, ose purgatori,
ishte zona ku rrinin njerëzit që nuk kanë bërë keq, por që edhe s’kanë besuar.
Gjatë kësaj kohe Zoti nuk ndërhyn. Megjithëse paraardhësit tanë mundohen të na
ndihmojnë ata nuk do të arrijnë ta bëjnë plotësisht këtë. Prandaj, ne duhet të
përgatitemi për shtëpinë tonë të ardhme. Ne mund të lidhemi me ta në botë, duke
shërbyer dhe u lutur. Kësisoj hapet dera për personat shpirtërorë.”
Agron Tufa
shkruan jo më kot për këtë shkrimtar. Granit Zela është një ndër krijuesit më
të rinj të fundviteve nëntëdhjetë dhe që në fillim të viteve 2000 shfaqet
aktivisht në periodikët letrarë, derisa e shohim të përqendrohet kryesisht në
të përjavshmen kulturologjike ‘Fjala’.
Ka botuar mjaft dendur ese kulturologjike origjinale dhe përkthime nga
eseistika anglo-amerikane, tregime, poezi dhe shkrime problematike kulturore.
Librin e parë me poezi ‘Apokalips’
e boton më 2001, ku mbizotëron kryesisht tematika e apokaliptikës individuale.
Ka mjaft situata makabre, të dëshpëruara dhe toni disi patetik mbizotëron, duke
i dhënë vëllimit një diptik bardh-e-zi si në vizatimet me plum ose grafikë.
Në prozë Zela
boton më 2002 vëllimin me tregime ‘Vdekje
me dëshirë’
–një narracion gjysmëfantazmagorik dhe baladesk i realeve nga Verilindja, temat
intime dhe, përgjithësisht, përjetime metafizike pseudoromantike. Kjo ka marrë
ngjyra të përndezura në vëllimin e dytë të poetit - ‘Në studion time hermetike’
(Aleph 2003), si një nga librat më të suksesshëm të autorëve më të rinj që
shkruajnë sot. Libri të bën për vete jo vetëm me bashkëkohësinë e përjetimit,
por sidomos, me nivelin e pjekur artistik, me shkallën virtuoze të zotërimit të
intonacionit, diksionit të qashtërt, organizimit strofik dhe imazhit të
brendshëm të poezisë të orkestruar me një organicitet harmonioz.
Romani “Dodona” (2006)
është një prozë e ndershme, një prozë që ka një tekst tepër të
kujdesshëm, të skalitur me të gjitha parametrat që përbëjnë tekstin
letrar. Një tekst jo ordiner, pra jo një tekst me elemente të huaja, përftuar
me mënyra të pandershme, dhe kjo ndoshta është edhe pika më e fortë e autorit
Granit Zela që na jep më në fund romanin me të gjitha rravgimet, idealizmat,
zhgënjimet e tij nëpërmjet një simbolike të pakufishme.
Comments
Post a Comment