Kënga e të marrit_ William Carlos William, (1883 - 1963)

Desha të mbyll një zog në kafaz.
Oh sa i marrë që jam! Sepse zogu ishte e Vërteta. Le të buçasë kënga, të Vërtetën: desha të mbyll të Vërtetën në kafaz!
Dhe kur zogun arrita ta mbyll në kafaz, Oh sa i marrë që jam! Pse? Shpërtheu kafazin tim të bukur. Le të buçasë kënga, të Vërtetën: desha të mbyll të Vërtetën në kafaz!
Dhe kur zogu fluturoi nga kafazi, Oh sa i marrë që jam! Pse? Mbeta pa zog dhe pa kafaz. Le të buçasë kënga, të Vërtetën: desha të mbyll të Vërtetën në kafaz!
Ç’mjerim! Të Vërtetën në kafaz.
Përktheu: Granit Zela

Comments