Jo mos më thuaj se malli s’të merr
Për ato kohë të vjetra herët a vonë?
A thua vallë ke mall përnjëmend?
Për një herë e një kohë?
KORI
Ah një herë e një kohë, miku im
Ta kremtojmë atë çast atë koh’ të shenjtë
Miqësia me ty margaritar i shtrenjtë
Si me tatëpjeta apo kopsht me lule
Ruga që bëmë bashkë qe bekim hyjnor
Ngrije një dolli për një herë e një kohë
KORI
Sa detra kaptuam si shokë dorë për dore
Prej agu gjer në mbrëmje tok e të pandarë
Por detrat u bënë oqean që na ndan
Qysh prej një herë e një kohe
KORI
Ja një dorë që zgjatet miku im për besë
Ajo të jep thesar, kape atë dorë!
Ajo shoqëri e rrallë qoftë e tillë përherë
Si një herë e një kohë
Comments
Post a Comment