Robert FROST_poezi_ Përvëlim dhe akullnajë




Po thonë fundbota vjen prej përvëlimit

Po thonë mbaron në akullnajë

Unë që e di  ç’është ethe e gjakimit

Them fjala u del këtyre t’përvëlimit

Po nëse fundi vjen dy herë

Kob i urrejtjes është bash hatà

Po, akullnaja e sjell rrënimin

E bën një herë e për përherë

Fund tjetër s’ka.


Shqipëroi: Granit Zela




Comments